Erling Haaland ka folur për situatën te Manchester City, dhe ka theksuar rëndësinë e unitetit në skuadër.

“Unë kujdesem shumë për Manchester Cityn”, ka deklaruar sulmuesi norvegjez.
Haaland tha se ekipi duhet të qëndrojë i bashkuar dhe të ruajë pozitivitetin.
Ai theksoi se pavarësisht vështirësive, lojtarët duhet të vazhdojnë të buzëqeshin.
“Duhet të qëndrojmë pozitivë, të shikojmë përpara dhe të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje”, u shpreh ai.




