Neymar zbulon prapaskenat e një nate të çmendur me Messin dhe Suarezin: Ishim tapë

Neymar zbulon prapaskenat e një nate të çmendur me Messin dhe Suarezin: Ishim tapë

Neymar zbulon prapaskenat e një nate të çmendur me Messin dhe Suarezin: Ishim tapë

Neymar ka rikthyer një nga kujtimet më të veçanta nga koha kur së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarezin formonin treshen e famshme të sulmit të Barcelonës.

Sponsor 3M Express

Ylli brazilian ka publikuar një video të vjetër nga arkiva e tij private, në të cilën shfaqet Lionel Messi duke kërcyer dhe festuar pas një prej fitoreve të Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Pamjet kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve, pasi tregojnë një anë shumë më të çlirët të yllit argjentinas.

Duke e shoqëruar videon me një koment plot humor, Neymar zbuloi edhe një detaj nga ajo natë.

“Shikojeni Messin, duke kërcyer. Suarez, Messi dhe unë ishim tapë”, kujtoi braziliani me buzëqeshje.

Kjo tregon edhe një herë marrëdhënien e veçantë që ekzistonte mes tre yjeve të njohur si MSN.

Përveçse formuan një prej tresheve më të frikshme të sulmit në historinë e futbollit, Messi, Suarez dhe Neymar kishin krijuar një miqësi të ngushtë edhe jashtë fushës.

Gjatë viteve të përbashkëta në “Camp Nou”, ata fituan trofe të rëndësishëm dhe lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Barcelonës.

Kombinimi i tyre në repartin ofensiv u shndërrua në një nga simbolet e epokës së artë të klubit katalunas.

Edhe sot, tifozët e Barcelonës i kujtojnë me nostalgji vitet kur Messi, Suarez dhe Neymar ndanin të njëjtën dhomë zhveshjeje dhe prodhonin spektakël në fushë, ndërsa miqësia e tyre vazhdonte edhe jashtë saj.

Videoja e publikuar nga Neymar ka rikthyer në vëmendje pikërisht atë periudhë, duke treguar edhe anën më njerëzore të tre yjeve që së bashku krijuan një nga kapitujt më të paharrueshëm të historisë së Barcelonës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Neymar zbulon prapaskenat e një nate të çmendur me Messin dhe Suarezin: Ishim tapë | Momenti