Shiroka-Pula kishte kritikuar Gjykatën Speciale: “Kemi rezerva të thella”

Shiroka-Pula kishte kritikuar Gjykatën Speciale: “Kemi rezerva të thella”

Shiroka-Pula kishte kritikuar Gjykatën Speciale: “Kemi rezerva të thella”

Shiroka-Pula kishte kritikuar Gjykatën Speciale: “Kemi rezerva të thella ndaj mënyrës si është konceptuar”

Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kishte shprehur më herët kritika ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, pas dënimit të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vjet burgim.

Sponsor 3M Express

Në reagimin e saj pas vendimit, Shiroka-Pula kishte thënë se rasti duhet të shërbente si shtysë për reflektim jo vetëm mbi verdiktin, por edhe mbi natyrën, mandatin dhe mënyrën e funksionimit të Dhomave të Specializuara.

“Vendimi i fundit ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na obligon të reflektojmë jo vetëm mbi verdiktin gjyqësor, por edhe mbi vetë natyrën, mandatin dhe mënyrën e funksionimit të Dhomave të Specializuara”, kishte shkruar ajo.

Shiroka-Pula kishte theksuar se drejtësia duhet të perceptohet si e barabartë, gjithëpërfshirëse dhe e paanshme, duke shprehur shqetësimin se trajtimi i periudhave të ndjeshme historike mund të krijojë perceptim të drejtësisë selektive.

Ajo kishte deklaruar gjithashtu se respektimi i procedurave juridike nuk e përjashton të drejtën për kritikë institucionale.

“Respekti për të drejtën dhe për procedurat juridike nuk përjashton të drejtën për kritikë institucionale. Përkundrazi, në një shoqëri demokratike, legjitimiteti i institucioneve të drejtësisë forcohet pikërisht përmes transparencës, llogaridhënies dhe debatit të argumentuar publik”, kishte deklaruar Shiroka-Pula.

Në reagimin e saj, ajo kishte vënë në pah edhe rolin e UÇK-së në historinë e Kosovës, duke thënë se proceset penale ndaj individëve nuk duhet të shndërrohen në gjykim të përgjithshëm të luftës dhe aspiratës së popullit të Kosovës për liri.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është pjesë e një kapitulli vendimtar të historisë sonë. Proceset penale ndaj individëve nuk duhet të shndërrohen në gjykim të përgjithshëm të një lëvizjeje, të një periudhe historike apo të aspiratës së një populli për liri”, kishte thënë ajo.

Shiroka-Pula kishte deklaruar se kishte “rezerva të thella” ndaj mënyrës se si Gjykata Speciale ishte konceptuar dhe perceptuar, si dhe ndaj pasojave që, sipas saj, mund të ketë në kujtesën historike, besimin publik dhe ndjenjën e drejtësisë.

Ndërkohë, dy ditë më parë, Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Justina Shiroka-Pulën Presidente të Republikës së Kosovës me 81 vota.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shiroka-Pula kishte kritikuar Gjykatën Speciale: “Kemi rezerva të thella” appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Shiroka-Pula kishte kritikuar Gjykatën Speciale: “Kemi rezerva të thella” | Momenti