A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së sotme (e enjte) kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të përmendura në komunikimet mes palëve.

Sponsor 3M Express

Në këto raportime është përmendur një kapar prej 3,500 dollarësh për koncertin, si dhe një pagesë prej 500 dollarësh që lidhej me çështjen e vizës së artistes.

Po ashtu, janë bërë publike disa komunikime që pretendohet se kanë të bëjnë me organizimin dhe pagesat për koncertin.

Foto: Instagram

Megjithatë, nga materialet e publikuara nuk është dëshmuar përfundimisht se këto mjete janë përvetësuar nga menaxheri i Nora Istrefit, Ceni Kamberi.

Për këtë arsye, çështja mbetet për t’u sqaruar nga personat e përfshirë.

Pas raportimeve, ka reaguar vetë Nora Istrefi, e cila ka sqaruar publikisht marrëdhënien e saj profesionale me menaxherin.

Këngëtarja ka thënë se nuk ka pasur asnjë problem apo pakënaqësi me Kamberin dhe se ai ka qenë korrekt ndaj saj gjatë bashkëpunimit profesional.

“Ceni gjithmonë ka qenë korrekt me mua, të gjitha pagesat m’i ka kryer në mënyrë korrekte dhe ashtu siç jemi marrë vesh”, ka deklaruar Istrefi.

Ndërkohë, për çështjet që lidhen me organizatorë apo persona të tjerë, këngëtarja ka bërë të ditur se nuk ka dijeni dhe se nuk mban përgjegjësi për to.

“Sa i përket raportimeve, raporteve të mia me organizatorë, kybëa apo persona të tjerë, unë nuk kam dijeni për ato çështje dhe nuk mbaj asnjë përgjegjësi për to. Për këto gjëra ai mund të përgjigjet vetë”, ka shkruar ajo.

Në reagimin e saj, Nora ka përsëritur se raporti profesional me Ceni Kamberin ka qenë gjithmonë korrekt.

“Përsa i përket raportit tim profesional me Cenin, dua ta them shumë qartë, gjithmonë ka qenë korrekt me mua dhe nuk kam pasur asnjë problem me të”, ka përfunduar artistja. /Telegrafi/

Lexo edhe

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi | Momenti