Shqiptarja 60-vjeçare në Zvicër nuk pret zjarrfikësit, merr kovat dhe shuan zjarrin

Shqiptarja 60-vjeçare në Zvicër nuk pret zjarrfikësit, merr kovat dhe shuan zjarrin

Shqiptarja 60-vjeçare në Zvicër nuk pret zjarrfikësit, merr kovat dhe shuan zjarrin

Një shqiptare 60-vjeçare, Shadije A., ka ndërhyrë për të shuar një zjarr që kishte shpërthyer në ballkonin e banesës së saj në Rothrist të Zvicrës.

Sponsor 3M Express

Sapo ka parë flakët, ajo ka marrë kova dhe legenë, i ka mbushur me ujë dhe ka nisur të shuajë zjarrin, me qëllim që ai të mos përhapej më tej.

Gjatë intervenimit, Shadija ka pësuar lëndime në krahun e djathtë dhe në këmbë.

“Unë dola për ta parë djalin tim që po pinte cigare në ballkon dhe kur u ktheva në apartament dhe e pashë zjarrin, mora menjëherë kovat dhe legenat, i mbusha me ujë dhe u përpoqa ta shuaja. Duke vepruar kështu, lëndova krahun e djathtë dhe gjithashtu këmbët”, ka treguar ajo, raporton Blick.

Lëndimet e saj nuk kanë qenë serioze dhe pas trajtimit në spital, ajo është liruar. Shadija ende mban një fashë të vogël në krah.

Në shuarjen e zjarrit ka ndihmuar edhe një shqiptar tjetër, i cili ka përdorur një jastëk të lagur me ujë. Ai nuk ka pësuar lëndime.

Pas mbërritjes së zjarrfikësve, zona është izoluar, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të vogla.

Autoritetet kompetente e kanë falënderuar Shadijen për intervenimin dhe bashkëpunimin e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqiptarja 60-vjeçare në Zvicër nuk pret zjarrfikësit, merr kovat dhe shuan zjarrin appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Shqiptarja 60-vjeçare në Zvicër nuk pret zjarrfikësit, merr kovat dhe shuan zjarrin | Momenti