Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit

Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit

Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës përbën një zhvillim pozitiv për vendin, pas një periudhe të gjatë krize institucionale.

Sponsor 3M Express

“Lajmi i mirë është që Kosova ka president”, tha Limaj, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, institucionet kanë funksionuar gjatë dy viteve të fundit.

Ai vlerësoi se Kosova ka kaluar një periudhë të jashtëzakonshme, gjatë së cilës institucionet, sipas tij, kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën.

“Për dy vjet e më tepër, në mënyrë masive, asnjëherë nuk është shkelur Kushtetuta më shumë se këto dy vite të fundit. Historia e Kosovës nuk njeh më shumë shkelje”, deklaroi Limaj në “Rubikon”.

Limaj tha se i vjen keq që, sipas tij, nuk ka pasur pasoja juridike për shkeljet kushtetuese, duke e krahasuar situatën me rastin e ish-presidentit Fatmir Sejdiu.

“Më vjen keq që nuk ka pasoja juridike. Ka president që vuan pasojat edhe sot për shkak të shkeljeve minore. Te z. Sejdi ka qenë krejt minore, pa fajin e tij. Filluam të jetojmë në një situatë jokushtetuese dhe u bë si e zakonshme gjendja institucionale”, tha Limaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit | Momenti