Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Ed Miliband, ka njoftuar sanksione të reja ndaj Rusisë, duke përsëritur se Londra do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në luftën kundër Moskës.

“Sot po njoftojmë sanksione të reja ndaj makinerisë së luftës së Putinit, flotës së fshehtë, kompanive të naftës, kriptomonedhave dhe financimit të luftës”, ka deklaruar Miliband.
Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë përkrah Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
“Ne jemi vëllezërit dhe motrat tuaja në këtë konflikt. Dhe do të jemi me ju për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha ai.
Londra ka premtuar të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën me 3.5 miliardë euro në vit deri në vitin 2030–2031.
Ndërkohë, Britania ka trajnuar më shumë se 63 mijë ushtarakë ukrainas përmes programit “Operation Interflex” dhe ka planifikuar të dërgojë gjatë vitit 2026 rreth 150 mijë dronë dhe 350 raketa për mbrojtjen ajrore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Britania godet Rusinë me sanksione të reja, Miliband: Do të jemi me Ukrainën për aq sa duhet appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




