By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haradinaj: Behajdin Allaqi u përmend për të krijuar huti dhe përçarje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haradinaj: Behajdin Allaqi u përmend për të krijuar huti dhe përçarje
Lajme

Haradinaj: Behajdin Allaqi u përmend për të krijuar huti dhe përçarje

Momenti
Published: September 23, 2026

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se emri i veprimtarit të LPK-së, Behajdin Allaqit, u përmend në gjykimin dënues ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së për të krijuar huti dhe përçarje në Kosovë.

Sipas përfundimeve të Gjykatës Speciale, Allaqi u arrestua në shtabin e UÇK-së në Drenoc dhe gjykata tha se ishte bindur se ai ishte vrarë. Në rastin e Hashim Thaçit, gjykata konstatoi përgjegjësi personale lidhur me arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e paligjshme të Allaqit. Ishte emri i vetëm që u përmend nga viktimat.

Haradinaj ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar përgjegjësia për krimet e pretenduara gjatë luftës, duke thënë se, nëse ka pasur raste konkrete të krimeve, ato është dashur të hetohen dhe gjykohen në Kosovë, e jo që përgjegjësia të trajtohet në mënyrë kolektive.

“E përmend (emrin e Allaqit v.j.) për të krijuar huti, përçarje këtu. Sepse fjalët që janë folur përpara në këto raste, gjykata u mor me thashetheme. Thashethemet u shndërruan në verdikt”, ka thënë Haradinaj në “Interaktiv” të KTV-së. 

Ai ka deklaruar se nuk mund të kërkohet që udhëheqësit e UÇK-së të dinin për çdo veprim të secilit ushtar apo komandant zone.

“S’ka mundur Hashim Thaçi me ditë çka ka bërë një ushtar, s’ka mundur as komandanti i zonës”, është shprehur Haradinaj.

Duke folur për proceset në Dhomat e Specializuara, Haradinaj ka thënë se e sheh me dyshim mundësinë e suksesit në apel, por nuk e konsideron të pamundur. Sipas tij, mbështetja institucionale për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së ka qenë e kufizuar.

Në fund, Haradinaj ka bërë thirrje për bashkim.

“Ne na duhet unifikimi, vullneti dhe fuqia”, u shpreh ai.

The post Haradinaj: Behajdin Allaqi u përmend për të krijuar huti dhe përçarje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zelensky: Gati të marr pjesë në një takim trepalësh me Trump dhe Putinin
Fjalimi para OKB-së: Trump parashikon marrëveshje me Iranin
Plenkoviç në OKB: Nderimet për Mlladiqin ishin fyerje për viktimat dhe aktgjykimet ndërkombëtare
Shkencëtarët për fenomenin “Godzilla” El Niño: Do ​​të shkaktojë 450 000 vdekje brenda gjashtë muajve
Australia sfidon algoritmet e rrjeteve sociale, përdoruesit do të mund të zgjedhin vetë çfarë shohin

LEXO GJITHASHTU

Tahiri: Jemi gati ta kompletojmë Kuvendin, do ta mbështesim çdo veprim për funksionalizimin e tij
Tahiri: Jemi gati ta kompletojmë Kuvendin, do ta mbështesim çdo veprim për funksionalizimin e tij
Lajme
Kryetari i Presidencës së BeH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, RS kërcënon paqen
Kryetari i Presidencës së BeH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, RS kërcënon paqen
Lajme
Diell dhe vranësira, temperaturat deri në 20°C
Diell dhe vranësira, temperaturat deri në 20°C
Lajme
BE-ja zgjat për tre vjet sanksionet ndaj Rusisë, por heq nga lista dy oligarkë
BE-ja zgjat për tre vjet sanksionet ndaj Rusisë, por heq nga lista dy oligarkë
Lajme
Të lindur pas luftës, në ballë të protestave për ish-krerët e UÇK-së
Të lindur pas luftës, në ballë të protestave për ish-krerët e UÇK-së
Lajme

You Might Also Like

Behrami: Gjykata Speciale u ndërtua mbi dy gënjeshtra
Lajme

Behrami: Gjykata Speciale u ndërtua mbi dy gënjeshtra

September 23, 2026
Avokati i Popullit për Specialen: Ka mungesë transparence, ka mungesë llogaridhënie
Lajme

Avokati i Popullit për Specialen: Ka mungesë transparence, ka mungesë llogaridhënie

September 23, 2026
Mahmuti: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, rrezikohet Pavarësia e Kosovës
Lajme

Mahmuti: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, rrezikohet Pavarësia e Kosovës

September 23, 2026
Gruda: Ata që votuan themelimin e Gjykatës Speciale i kanë bërë një të mirë Kosovës
Lajme

Gruda: Ata që votuan themelimin e Gjykatës Speciale i kanë bërë një të mirë Kosovës

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?