By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BE-ja zgjat për tre vjet sanksionet ndaj Rusisë, por heq nga lista dy oligarkë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BE-ja zgjat për tre vjet sanksionet ndaj Rusisë, por heq nga lista dy oligarkë
Lajme

BE-ja zgjat për tre vjet sanksionet ndaj Rusisë, por heq nga lista dy oligarkë

Momenti
Published: September 23, 2026

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë me 36 muaj sanksionet individuale ndaj rreth 3 mijë personave dhe subjekteve të lidhura me Rusinë, por si pjesë e kompromisit ka hequr nga lista e sanksioneve dy oligarkë të njohur rusë, Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman.

Vendimi erdhi pas ditësh negociatash të tensionuara mes vendeve anëtare, të cilat rrezikuan të çonin në skadimin e regjimit të sanksioneve. Masat, që përfshijnë ngrirjen e pasurive dhe ndalimin e udhëtimit, zakonisht rinovohen çdo gjashtë muaj, ndërsa këtë herë do të jenë në fuqi deri më 22 shtator 2029.

Heqja e Alisher Usmanovit nga lista u shty përpara nga Franca dhe Sllovakia. Sipas diplomatëve evropianë, Franca e ka lidhur qëndrimin e saj me çështje të sigurisë kombëtare dhe me presionin e ushtruar nga Azerbajxhani, ndërsa Baku e ka mohuar se ka përdorur rastin e Usmanovit si mjet presioni.

Ndërkaq, për Mikhail Fridmanin, Franca dhe Luksemburgu kanë kërkuar heqjen e masave. Fridmani ka ndërmarrë edhe hapa ligjorë kundër sanksioneve dhe ka kërkuar 16 miliardë dollarë dëmshpërblim nga Luksemburgu.

Kompromisi u kundërshtua fillimisht nga Letonia, e cila argumentoi se zgjatja e sanksioneve për 36 muaj nuk duhej të kushtëzohej me heqjen e dy personave nga lista. Megjithatë, në fund Letonia abstenoi, duke i hapur rrugë miratimit të marrëveshjes.

Vendimi ka shkaktuar reagime të ashpra në Ukrainë. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, e cilësoi heqjen e sanksioneve ndaj dy oligarkëve si “të turpshme dhe të pajustifikueshme” dhe u bëri thirrje vendeve të BE-së të vendosin sanksione kombëtare ndaj tyre.

Marrëveshja u konsiderua si një kompromis për të shmangur skadimin e sanksioneve ndaj mijëra individëve dhe subjekteve të tjera ruse dhe për të ruajtur në fuqi regjimin e gjerë të masave të BE-së ndaj Moskës.

The post BE-ja zgjat për tre vjet sanksionet ndaj Rusisë, por heq nga lista dy oligarkë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Afati kushtetues po afron: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa President pas 4 tetorit?
Arresti i Hysenit, i pazakontë: Në botë vetëm tre raste kur drejtuesve të Inteligjencës i’u janë vënë prangat
Erdogan i Turqisë i bën thirrje botës që të fillojë “menjëherë” rindërtimin e Gazës
Kryeministri kanadez njofton 100 milionë dollarë ndihmë për palestinezët
AI po mbush rrjetet sociale me përmbajtje artificiale, lexuesit po humbasin interesin për postimet jo reale

LEXO GJITHASHTU

LAMM: Vazhdojnë punimet në rrugën Gostivar-Strazhë, do të ketë regjim të trafikut
LAMM: Vazhdojnë punimet në rrugën Gostivar-Strazhë, do të ketë regjim të trafikut
TOP Momenti
Vlora Hyseni “zbuloi” sulmin terrorist në vitin 2016? Prokurori i çështjes zbulon detajet e hetimit
Vlora Hyseni “zbuloi” sulmin terrorist në vitin 2016? Prokurori i çështjes zbulon detajet e hetimit
Lajme
Nafta bie nën 100 dollarë pas bisedimeve Trump-Iran
Nafta bie nën 100 dollarë pas bisedimeve Trump-Iran
Lajme
Nga arresti shtëpiak te dorëzimi në Morinë, çfarë dihet për rastin e Vlora Hysenit
Nga arresti shtëpiak te dorëzimi në Morinë, çfarë dihet për rastin e Vlora Hysenit
Lajme
Vetëm 35% e grave në Kosovë janë pjesë e fuqisë punëtore
Vetëm 35% e grave në Kosovë janë pjesë e fuqisë punëtore
Lajme

You Might Also Like

SPAK tronditi dje institucionet e sigurisë: Arrest shtëpie për Vlora Hysenin, dy në pranga dhe kontrolle
Lajme

SPAK tronditi dje institucionet e sigurisë: Arrest shtëpie për Vlora Hysenin, dy në pranga dhe kontrolle

September 23, 2026
AfD në Saksoni-Anhalt – Çfarë është ‘detyrimi i federatës’?
Lajme

AfD në Saksoni-Anhalt – Çfarë është ‘detyrimi i federatës’?

September 23, 2026
Në Prishtinë nis edicioni i katërt i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë
Lajme

Në Prishtinë nis edicioni i katërt i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë

September 23, 2026
Trump: Po përballem me një vendim të madh për Iranin
Lajme

Trump: Po përballem me një vendim të madh për Iranin

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?