By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gruda: Ata që votuan themelimin e Gjykatës Speciale i kanë bërë një të mirë Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gruda: Ata që votuan themelimin e Gjykatës Speciale i kanë bërë një të mirë Kosovës
Lajme

Gruda: Ata që votuan themelimin e Gjykatës Speciale i kanë bërë një të mirë Kosovës

Momenti
Published: September 23, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, kanë qenë të vetëdijshëm se mund të bëheshin objekt i hetimit nga Gjykata Speciale.

Gruda, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se emrat e Thaçit dhe Veselit ishin përmendur në raportin e Dick Martyt dhe se themelimi i një tribunali ishte i pritshëm për hetimin e pretendimeve të ngritura në atë raport.

“Në raportin e Dick Martyt emri i parë që përmendet është i Hashim Thaçit, emri i dytë është Kadri Veseli, ti kujton se Hashim Thaci e Kadri Veseli kanë qenë naivë e nuk e kanë ditë se ata do të jenë objekt i hetimit, tribunalet themelohen për të hetu e gjyku krerët e luftës në Raport të Dick Martyt emri i parë është i Hashim Thaçit, i dyti është i Kadri Veselit e kanë ditë dhe e kanë bërë me vetëdije votimin sepse po mos të bënin e para Kosova ish njollos që po i iknim një të vërtete e dyta do të kishim një tribunal që do të themelohej nga OKB-ja që sot kur të kishte marrë vendim Kosova vec në televizor e kish këqyrë e s’kish pas çka me bë kurgjo duke e themelu këtë tribunal brenda ne e kemi mundësinë që sot me u mbledh në Kuvend dhe me shqyrtu mundësinë e një ligji që e mbron historinë e Kosovës – ka qenë e drejtë dhe ata që e kanë votu themelimin e Gjykatës Speciale i kanë bërë një të mirë Kosovës. Unë nuk kam qenë deputet në atë legjislaturë por po të isha do të votoja pro”, u shpreh Gruda.

Gruda tha se, sipas tij, themelimi i Dhomave të Specializuara brenda sistemit të Kosovës i ka dhënë vendit mundësinë që të ndërmarrë hapa institucionalë lidhur me mënyrën se si trajtohet historia e luftës së Kosovës.

Tutje, Gruda u shpreh se e vetmja pytje juridike që mund të bëhet në këtë rast është vendimi për të cilin u shpreh se nuk është i drejtë.

Gruda, mes tjerash, përgëzoi iniciativën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që gjatë javës t’i takojë familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Gruda, mes tjerash, u shpreh se familjarët duhet t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Haxhiut.

The post Gruda: Ata që votuan themelimin e Gjykatës Speciale i kanë bërë një të mirë Kosovës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Përplasje te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj
Irani dhe SHBA-ja mbeten larg marrëveshjes, pavarësisht rinisjes së bisedimeve
Haradinaj kujton Afrim Bunjakun: Ironi e dhimbshme kur agresorët mbeten të lirë, Kosova ende përjeton sulme e çlirimtarët gjykohen në Hagë
Tentim vrasje në Obiliq, i dyshuari në arrati-policia jep detaje
Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë të Jugut

LEXO GJITHASHTU

Të dyshuar për fajde dhe kanosje, arrestohen tre persona në Prishtinë
Të dyshuar për fajde dhe kanosje, arrestohen tre persona në Prishtinë
TOP Momenti
Abdixhiku për trevjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut: Përgjegjësit duhet të mbahen para drejtësisë
Abdixhiku për trevjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut: Përgjegjësit duhet të mbahen para drejtësisë
TOP Momenti
A do t’i përmbushë pritshmëritë samiti Trump-Xi?
A do t’i përmbushë pritshmëritë samiti Trump-Xi?
TOP Momenti
Zbardhet rasti me videon e djegies së flamurit të Maqedonisë, një i mitur nga Tetova përfundoi në polici
Zbardhet rasti me videon e djegies së flamurit të Maqedonisë, një i mitur nga Tetova përfundoi në polici
TOP Momenti
KOLEGJI AAB OFRON 40% ZBRITJE PËR REGJISTRIM NË NIVELIN MASTER – TASH ËSHTË RADHA JOTE
KOLEGJI AAB OFRON 40% ZBRITJE PËR REGJISTRIM NË NIVELIN MASTER – TASH ËSHTË RADHA JOTE
Lajme

You Might Also Like

Behrami: Dyfytyrësia e BE-së, amniston kriminelët serbë dhe heronjve tanë ua mvesh krime të paqena
Lajme

Behrami: Dyfytyrësia e BE-së, amniston kriminelët serbë dhe heronjve tanë ua mvesh krime të paqena

September 24, 2026
Daka: Përfundimisht shkojmë në zgjedhje, veç nëse ndodh ndonjë mrekulli
Lajme

Daka: Përfundimisht shkojmë në zgjedhje, veç nëse ndodh ndonjë mrekulli

September 24, 2026
Sulme me raketa ruse në Kiev, dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur
Lajme

Sulme me raketa ruse në Kiev, dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur

September 24, 2026
Kuvendi i Shqipërisë rrethohet me gardhe metalike, masa të forta sigurie para protestës
Lajme

Kuvendi i Shqipërisë rrethohet me gardhe metalike, masa të forta sigurie para protestës

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?