By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Avokati i Popullit për Specialen: Ka mungesë transparence, ka mungesë llogaridhënie
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Avokati i Popullit për Specialen: Ka mungesë transparence, ka mungesë llogaridhënie
Lajme

Avokati i Popullit për Specialen: Ka mungesë transparence, ka mungesë llogaridhënie

Momenti
Published: September 23, 2026

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ngre shqetësime të shumta sa i përket respektimit të standardeve të të drejtave të njeriut.

Qelaj ka treguar se gjatë një takimi me kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, i ka ngritur shqetësimet për transparencën, llogaridhënien dhe standardet e një gjykimi të drejtë e të paanshëm.

“Ka mungesë transparence, ka mungesë llogaridhënie. Nuk dihet nëse juridiksioni i kësaj gjykate është në përputhje me vetë standardet që Kosova ka ndërtuar për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm”, ka deklaruar Qelaj.

Sipas tij, shqetësime ka pasur edhe lidhur me kufizimin e vizitave, bisedave dhe përgjimeve telefonike të të paraburgosurve.

Qelaj ka thënë se Trendafilova gjatë takimit ka kundërshtuar këto shqetësime, duke argumentuar se gjykata i plotëson standardet ndërkombëtare dhe është transparente.

Megjithatë, Avokati i Popullit ka thënë se nuk ka marrë, sipas tij, arsyetim të mjaftueshëm për ta bindur se standardet e të drejtave të njeriut po respektohen.

Ai ka treguar se më pas ka vizituar të paraburgosurit në Hagë dhe është takuar me mbrojtjen, ndërsa ka kërkuar takime edhe me përfaqësues të gjykatës dhe Avokatin e Popullit atje.

“Kam parë një hezitim, kam parë një mbyllje të atij institucioni”, ka thënë Qelaj.

Pas kthimit në Kosovë, ai ka bërë me dije se me letër i është drejtuar Trendafilovës, duke kërkuar ndërmarrjen e masave për shqetësimet e ngritura.

“Nëse ju nuk ndërmerrni masa, atëherë unë detyrohem të veproj me krejt mundësitë që më lejon ligji, Kushtetuta dhe kapacitetet që kam”, ka deklaruar Qelaj.

Ai ka treguar se në vazhdën e këtij angazhimi është përfshirë edhe Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Odës së Avokatëve të Uellsit dhe Anglisë, i cili ka përpiluar një raport pas kërkesës së tij.

The post Avokati i Popullit për Specialen: Ka mungesë transparence, ka mungesë llogaridhënie appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kryeministri kanadez njofton 100 milionë dollarë ndihmë për palestinezët
AI po mbush rrjetet sociale me përmbajtje artificiale, lexuesit po humbasin interesin për postimet jo reale
Vlora Hyseni “zbuloi” sulmin terrorist në vitin 2016? Prokurori i çështjes zbulon detajet e hetimit
Nafta bie nën 100 dollarë pas bisedimeve Trump-Iran
Nga arresti shtëpiak te dorëzimi në Morinë, çfarë dihet për rastin e Vlora Hysenit

LEXO GJITHASHTU

LAMM: Vazhdojnë punimet në rrugën Gostivar-Strazhë, do të ketë regjim të trafikut
LAMM: Vazhdojnë punimet në rrugën Gostivar-Strazhë, do të ketë regjim të trafikut
TOP Momenti
Vetëm 35% e grave në Kosovë janë pjesë e fuqisë punëtore
Vetëm 35% e grave në Kosovë janë pjesë e fuqisë punëtore
Lajme
SPAK tronditi dje institucionet e sigurisë: Arrest shtëpie për Vlora Hysenin, dy në pranga dhe kontrolle
SPAK tronditi dje institucionet e sigurisë: Arrest shtëpie për Vlora Hysenin, dy në pranga dhe kontrolle
Lajme
AfD në Saksoni-Anhalt – Çfarë është ‘detyrimi i federatës’?
AfD në Saksoni-Anhalt – Çfarë është ‘detyrimi i federatës’?
Lajme
Në Prishtinë nis edicioni i katërt i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë
Në Prishtinë nis edicioni i katërt i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë
Lajme

You Might Also Like

Trump: Po përballem me një vendim të madh për Iranin
Lajme

Trump: Po përballem me një vendim të madh për Iranin

September 23, 2026
23-vjeçari nga Vushtrria dyshohet për vrasjen e 15-vjeçarit në Gjermani, ai dhe bashkëpunëtori dorëzohen në polici
Lajme

23-vjeçari nga Vushtrria dyshohet për vrasjen e 15-vjeçarit në Gjermani, ai dhe bashkëpunëtori dorëzohen në polici

September 23, 2026
Zelensky: Gati të marr pjesë në një takim trepalësh me Trump dhe Putinin
Lajme

Zelensky: Gati të marr pjesë në një takim trepalësh me Trump dhe Putinin

September 23, 2026
Fjalimi para OKB-së: Trump parashikon marrëveshje me Iranin
Lajme

Fjalimi para OKB-së: Trump parashikon marrëveshje me Iranin

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?