By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hamza në Malishevë: Rritje 50% e pagave e pensioneve, asnjë pension nën 300 euro
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hamza në Malishevë: Rritje 50% e pagave e pensioneve, asnjë pension nën 300 euro
TOP Momenti

Hamza në Malishevë: Rritje 50% e pagave e pensioneve, asnjë pension nën 300 euro

Momenti
Published: June 2, 2026

Partia Demokratike e Kosovë e ka mbajtur tubimin në Malishevë në ditën e pestë të fushatës.

Organizatori i këtij tubimi, kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Mevludin Mazreku, tha se qytetarët e kësaj komune gjithmonë kanë ditur të rreshtohen në anën e duhur të historisë.

“Malisheva në momentet më të rëndësishme ka ditur të rreshtohet në anën e duhur. Duhet ta themi gjithmonë se bazamenti i PDK-së është Shtabi i UÇK-së. Themeluesit e saj janë dy liderët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli të cilët ishin nder themeleuesit dhe që ende vazhdojnë ta paguajnë çmimin e lirisë. Sot, ne i mirëpresim të gjithë ata që e mbështetin vizionin e PDK-së dhe kandidatit Bedri Hamza. Kosova nuk ka nevojë për premtime boshe por për punë dhe rezultate. Sot, alternativa është e qartë, PDK-ja dhe kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza. Unë besoj te Malisheva, qytetarët tanë dhe le ta bëjmë Malishevën zë të ndryshimit”, tha Mazreku.

Your browser does not support the video tag.

Ndonëse nuk u pranua që të jetë në listën e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, po i jep mbështetje kësaj partie. Para malishevasve, Limaj tha se Kosovën e ka marrë malli që të prejë shirita të projekteve të mëdha.

“Herët je përgatitur për këtë detyrë. Dikur e kemi krenuar Kosovën me shumë projekte. Sot, në këtë ofertë që e keni përpara, nuk keni një kandidat më të përgatitur se Bedri Hamza. Stop krizës, stop të keqës, stop çdo gjë që sot i dedikohet keq Kosovës. Kosova ka humbur shumë si brenda edhe jashtë. Më shumë se kurrë që ta bëjmë edhe një herë krenare Kosovën. Ne si ish ushtarë të UÇK-se, UÇK-ja na ka larguar tri dobësi. Na ka larguar inferioritetin, prandaj i kemi dalur ballë makinerisë së Serbisë. Na ka larguar kompleksin dhe e treta, na ka larguar egoizmin. UÇK-ja pastaj na ka dhënë dy të rëndësishme, dinjitetin dhe krenarinë, pra, a ka më krenari se të punosh për vendin tënd. Koha është t’i kthehemi projekteve të mëdha, Kosovën e ka marrë malli që të prejë shirita të projekteve të mëdha. Po du të iu coj mesazh miqve në Hagë që Kosovën e ka marrë malli për ju, Hashimin, Kadriun, Rexhën, bacin Jakup”, tha Limaj.

Your browser does not support the video tag.

Qytetarëve të Malishevës iu drejtua në fund edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, i cili u shpreh se është një konstatim i përgjithshëm se Kosova është në krizë. Ai po ashtu kritikoi edhe përdorimin e fëmijëve në fushata.

“Është një konstatim i përgjithshëm që Kosova është në krizë, mezi arrijnë që t’i paguajnë faturat, bizneset mezi mbijetojnë, të rejat e të rinjtë janë në dilemë se a të qëndrojnë apo të largohen nga Kosova. Adresë e kësaj krize është Albin Kurti. Së fundi keni vërejtur diçka që nuk është në traditën e shqiptarëve, përdorimi i fëmijëve për një grushtë votash. Rritja e çmimeve, pagat e ulëta, pensionet e ulëta, e kanë përkeqësuar jetën. Asnjë njohje, asnjë anëtarësim, përkundrazi, ndalje të investitorëve të huaj. Përkeqësim i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ne do ta zhvillojmë ekonominë, s’do t’i shajmë bizneset”, tha Hamza.

Më tej, Hamza premtoi se me të kryeministër do të rriten pagat 50 për qind dhe se nuk do të ketë më pensione nën 300 euro.

“Po, PDK-ja do t’i rritë pagat 50%, do t’i rritë pensionet për familjet e dëshmorëve prej 50%. Për invalidët e luftës prej 50%. Në qeverisjen tonë s’do të ketë asnjë pension nën 300 euro. Arsim konkurues, sistem dual, digjitalizim të arsimit. Do të ndërtojmë kapacitete mbi bazën e thëngjillit dhe do ta kthejmë gazin amerikan. Fatkeqësisht po na vjen bashkimi i BE në kufi me Shqipërinë, ndërsa për shkak të krizave, se tek e fundit, Kurti çështjen e krizave e ka bërë hobi. Tha se do t’i ndërtojë 20 stadiume, por për 6 vjet s’e ka ndërtuar asnjë”, tha Hamza.

Në fund, ai tha se gjatë qershorit, PDK-në e presin dy ngjarje të mëdha, fitoren në zgjedhje dhe lirimin e katërshes së UÇK-se, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

“Në qershor pres që të ndodhin dy ngjarje të mëdha për PDK-në. Që më 7 qershor të fitojë PDK-ja dhe pas pak ditësh, vendimi lirues për liderët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhën”, tha Hamza.

source

You Might Also Like

Dita e 28-të, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, protestuesi: Do të krijojmë Kuvend Kombëtar, 500 kandidatë potencialë
Konjufca në Forumin e Dubrovnikut: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik
9 raste kur nuk duhet të pini ujë
​Vuçiq kërcënon një ditë para Vidovdanit me ushtri, thotë se nuk heqin dorë nga Kina e Rusia
Imazhet satelitore tregojnë dëme në aeroportin kryesor të Venezuelës

You Might Also Like

Çalhanoglu merr përgjegjësinë pas eliminimit të Turqisë në Botëror
TOP Momenti

Çalhanoglu merr përgjegjësinë pas eliminimit të Turqisë në Botëror

June 27, 2026
​Arrihet marrëveshja “one stop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

​Arrihet marrëveshja “one stop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

June 27, 2026
Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Gashi: Kolegët dhanë maksimumin dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses
TOP Momenti

Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Gashi: Kolegët dhanë maksimumin dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses

June 27, 2026
Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
TOP Momenti

Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë

June 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?