By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gazetarët e RTK-së ankohen për ndërhyrje dhe presion, reagon SPRTK
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gazetarët e RTK-së ankohen për ndërhyrje dhe presion, reagon SPRTK
TOP Momenti

Gazetarët e RTK-së ankohen për ndërhyrje dhe presion, reagon SPRTK

Momenti
Published: June 2, 2026

Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës (SPRTK) ka shprehur shqetesimin të thellë dhe paraqiti reagim dhe ankesë zyrtare drejtuar menaxhmentit dhe Bordit të RTK-së, pas një sërë raportimesh dhe ankesash të vazhdueshme, që sipas tyre, i kanë pranuar nga gazetarë dhe redaktorë të RTK-së lidhur me ndërhyrje në proceset editoriale dhe në ushtrimin e kompetencave profesionale që u garantohen me kontratat individuale të punës, aktet e brendshme normative dhe standardet profesionale të transmetuesit publik.

Kjo Sindikatë, kërkoi që të ndërpriten menjëherë këto ndërhyrje, në të kundërtën paralajmëron masa. Sindikata thekson se sipas informacioneve dhe raportimeve që kanë mbledhur, janë evidentuar raste shqetësuese të ndërhyrjeve në vendimmarrjen editoriale nga nivele të caktuara të hierarkisë institucionale, përfshirë këtu tentativat për të ndikuar, kontestuar apo imponuar qëndrime në çështje që i përkasin autoritetit profesional të gazetarëve dhe redaktorëve, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Your browser does not support the video tag.

“Veprime të tilla përbëjnë tejkalim të kompetenca e institucionale, cenojnë ndarjen e përgjegjësive profesionale dhe paraqesin rrezik serioz për pavarësinë editoriale, integritetin profesional she kredibilitetin e RTK-së si transmetues publik”, thuhet në reagim.

Në reagim theksohet se sipas kontratave të punës, rregulloreve të brendshme dhe standardet profesionale në fuqi, gazetarët dhe redaktorët janë bartës të përgjegjësive profesionale për vlerësimin, përzgjedhjen, verifikimin, përpunimin dhe publikimin e përmbajtjeve informative.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Sindikatës, ushtrimi i këtyre kompetencave duhet të mbështetet ekskluzivisht në parimet themelore të gazetarisë profesionale- saktësinë, paanshmërinë, verifikimin e fakteve, pavarësinë editoriale dhe interesin publik. Këto parime, thuhet se nuk mund të jenë objekt presioni, ndikimi administrativ, ndërhyrjeje hierarkike apo kompromisi të çfarëdo natyre.

Gjithnjë sipas Sindikatës, janë pranuar ankesa serioze lidhur me format e komunikimit ndaj stafit, e të cilat praktika cenojnë dinjitetin e punonjësve dhe bien ndesh me normat etike dhe rregulloret e brendshme të RTK-së.

“Po asht, SPRTK ka pranuar ankesa serioze lidhur me format e komunikimit të përdorura ndaj stafit editorial, përfshirë raste të raportuara të presionit verbal, intimidimit dhe ndikimit të papërshtatshëm në vendimmarrjen profesionale. Praktika të tilla cenojnë dinjitetin e punonjësve, dëmtojnë klimën e punës dhe bien ndesh me normat etike, rregulloret e brendshme të RTK-së dhe standardet që duhet të karakterizojnë funksionimin e një institucioni publik mediatik”, thuhet më tej në reagim.

Më tej, thuhet se funksionimi demokratik dhe profesional i RTK-së kërkon respektim të plotë të kufijve institucional ndërmjet strukturave menaxheriale dhe atyre editoriale, si dhe garantim të pakushtëzuar të autonomisë profesionale të gazetarëve dhe redaktorëve në ushtrimin e përgjegjësive të tyre. Andaj, SPRTK kërkon ndërprerjen e menjëhershme të ndërhyrjeve në kompetencat editoriale të televizonit publik.

“SPRTK kërkon ndërprerjen e menjëhershme të çdo forme ndërhyrjeje në kompetencat editoriale të garantuara me kontratë, rregullore dhe standarde profesionale; Respektimin e plotë të pavarësisë editoriale dhe të autonomisë profesioanel të gazetarëve dhe redaktorëve; Garantimin e një mjedisi të sigurt, profesional dhe të liruar nga çdo formë presioni, intimidimi apo ndikimi të padrejtë; Shqyrtimin dhe trajtimin urgjent institucional të këtyre shqetësimeve përmes mekanizmave kompetente të RTK-së, me qëllim parandalimin e përsëritjes së rasteve të ngjashme”, citohet në këtë reagim.

Në fund, thuhet se ky reagim përfaqëson përpjekjen e Sindikatës për ta adresuar këtë çështje përmes dialogut dhe mekanizmave të brendshëm të RTK-së.

Por, në rast se këto shqetësime nuk trajtohen me seriozitet dhe nuk ndërmerren masa konkrete për të eliminuar praktikate raportuara, SPRTK paralajmëron se do të ndërmerr veprime sindikale dhe ligjore të parashikuara me legjislacionin në fuqi dhe aktet e saj themeluese në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve, integritetit profesional të stafit editorial dhe pavarësisë së transmetuesit publik. /BetimipërDrejtësi/

You Might Also Like

Vuçiq: Brenda pak javësh do të largohem nga posti i presidentit
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hapet rruga drejt certifikimit
Të paarritshëm për drejtësinë – të akuzuarit për krime lufte marrin ftesa përmes gazetës zyrtare
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit që përfshiu një ndërtesë në Prishtinë
Një muaj nga hyrja në fuqi, sigurimi i detyrueshëm shëndetësor ende në fazë fillestare

You Might Also Like

Qytetarët ankohen për trotinetet elektrikë: Po rrezikohet siguria në kryeqytet
TOP Momenti

Qytetarët ankohen për trotinetet elektrikë: Po rrezikohet siguria në kryeqytet

June 28, 2026
Konjufca: Kosova e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal
TOP Momenti

Konjufca: Kosova e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal

June 28, 2026
KRU “Prishtina” zbulon dy kyçje ilegale në Veternik, paralajmëron vazhdimin e aksioneve
TOP Momenti

KRU “Prishtina” zbulon dy kyçje ilegale në Veternik, paralajmëron vazhdimin e aksioneve

June 28, 2026
Dita e 28-të, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, protestuesi: Do të krijojmë Kuvend Kombëtar, 500 kandidatë potencialë
TOP Momenti

Dita e 28-të, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, protestuesi: Do të krijojmë Kuvend Kombëtar, 500 kandidatë potencialë

June 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?