By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Basha: Penalizohen operatorët për vonesat në rrugën Prishtinë-Podujevë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Basha: Penalizohen operatorët për vonesat në rrugën Prishtinë-Podujevë
TOP Momenti

Basha: Penalizohen operatorët për vonesat në rrugën Prishtinë-Podujevë

Momenti
Published: August 21, 2026

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se janë duke u zbatuar gjobat financiare ndaj operatorëve ekonomikë të angazhuar në projektin e rrugës Prishtinë-Podujevë, për shkak të vonesave në realizimin e punimeve.

Basha ka thënë se gjatë një inspektimi të radhës në këtë projekt ka konstatuar ecurinë e punimeve, duke rikujtuar se pas marrjes së detyrës kishte zhvilluar takime me mbikëqyrësit dhe operatorët ekonomikë, pasi afatet e punimeve, planet dinamike dhe sigurimet e parapara me kontratë kishin skaduar.

Sipas tij, pas diskutimeve dhe duke marrë parasysh gjendjen në terren, ishte arritur marrëveshje për shtyrjen e afateve të punimeve.

Your browser does not support the video tag.

Një nga kërkesat fillestare ishte që të lirohej për qarkullim njëri krah i urave, ndërsa pjesët e tjera të punimeve të përfundonin deri në muajin nëntor.

Kjo marrëveshje, sipas ministrit në detyrë, është formalizuar edhe me shkrim, ndërsa operatorët kanë dorëzuar planet dinamike dhe sigurimet përkatëse për të gjitha segmentet, duke marrë përsipër afate dhe obligime konkrete.

“Përkundër gjithë mirëkuptimit tonë për shtyrjen e afateve dhe dakordimit të arritur për urat, disa prej operatorëve nuk i kanë respektuar obligimet e marra. Prandaj, në përputhje me legjislacionin në fuqi, kemi filluar menjëherë me zbatimin e penaliteteve. Vetëm për muajin korrik, në segmentin e Vranidollit, operatori ekonomik është penalizuar me 24 mijë euro”, ka bërë të ditur Basha.

Ai ka paralajmëruar se penalitetet do të vazhdojnë në segmentet ku nuk respektohet plani dinamik, deri në përmbushjen e obligimeve kontraktuale dhe përfundimin e punimeve.

Basha ka theksuar se e njëjta praktikë do të zbatohet edhe në kontratat e tjera të Ministrisë, në rastet kur afatet dhe obligimet kontraktuale nuk respektohen pa arsye të justifikueshme.

“Ne s’kemi interes të dënojmë askënd, vetëm po kërkojmë shërbime për të cilat kemi marrëveshje. Për operatorët që punojnë, respektojnë afatet dhe tregohen të përgjegjshëm, do të ketë gjithmonë bashkëpunim dhe mirëkuptim. Por për ata që neglizhojnë punën dhe nuk i respektojnë obligimet kontraktuale, nuk do të ketë tolerim dhe do të zbatohen pa kompromis penalitetet sipas legjislacionit në fuqi”, ka shtuar Basha.

source

You Might Also Like

Zjarri në Milot drejt shuarjes, ndërhyrje nga ajri dhe toka
Një muaj pas epidemisë në Gostivar, ISHP kërkon verifikimin e kualifikimit të stafit të “Komunalec”-it
Mungoi himni shqiptar në Pustec, reagon Rama: Shqipëria nuk do të zbresë në nivelin e parodive nacionaliste
AMMK: Kosova e para me 100% përmbushje të obligimeve të raportimit në EIONET për vitin 2025
Shtrenjtohen nafta dhe benzina, këto janë çmimet e derivateve sot

LEXO GJITHASHTU

Rama e quan parodi ngjarjen në Pustec, e “fal” kryebashkiakun: Kërkoi të luhej himni, komunitetit maqedonas i duam më të mirën
Rama e quan parodi ngjarjen në Pustec, e “fal” kryebashkiakun: Kërkoi të luhej himni, komunitetit maqedonas i duam më të mirën
Lajme
Zelensky nënshkruan dekretin që vendos sanksione ndaj rusëve të lidhur me filmin vizatimor “Masha dhe Ariu”
Zelensky nënshkruan dekretin që vendos sanksione ndaj rusëve të lidhur me filmin vizatimor “Masha dhe Ariu”
Lajme
Stuhia godet Gjermaninë, raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur
Stuhia godet Gjermaninë, raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur
Lajme
REL: Bjellorusia prodhoi pushkë të re me ndihmën e Iranit, thonë burimet
REL: Bjellorusia prodhoi pushkë të re me ndihmën e Iranit, thonë burimet
Lajme
“Në një vilë të pabanuar në Brezovicë ishte gjetur marihuan”, të dyshuarit i caktohet paraburgim prej një muaji në Ferizaj
“Në një vilë të pabanuar në Brezovicë ishte gjetur marihuan”, të dyshuarit i caktohet paraburgim prej një muaji në Ferizaj
TOP Momenti

You Might Also Like

Ronaldinho i tregon arsyet se përse iu kthye futbollit në moshën 46-vjeçare
TOP Momenti

Ronaldinho i tregon arsyet se përse iu kthye futbollit në moshën 46-vjeçare

August 21, 2026
​Tërmeti në Kolumbi, 319 viktima të konfirmuara
TOP Momenti

​Tërmeti në Kolumbi, 319 viktima të konfirmuara

August 21, 2026
Shkurte Gashi nis pushimet e verës, publikon foto me familjen e saj
TOP Momenti

Shkurte Gashi nis pushimet e verës, publikon foto me familjen e saj

August 21, 2026
Dënohet me gjashtë muaj burgim i akuzuari për kanosje ndaj Kurtit
TOP Momenti

Dënohet me gjashtë muaj burgim i akuzuari për kanosje ndaj Kurtit

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?