Ish-presidentja, Vjosa Osmani, po merr pjesë në një ngjarje në qytetin e Mitrovicës. Të pranishëm kanë qenë edhe figura të LVV-së, përfshirë edhe kryetarin e kësaj komune, Faton Pecin.
Peci në sallën ku po mbahej ngjarja i është ofruar Osmanit për ta përshëndetur, derisa ish-presidentja i ka folur ftohtë.
“Ku je z.kryetar a je gjallë”, dëgjohet teksa i thotë Osmani.
Osmani e kishte marrë Pecin pas vetes në partinë GUXO pas daljes nga LDK-ja. Megjithatë gjatë 5 viteve të fundit sa Peci e Gërvalla kanë qeverisur me Kurtin, raportet mes tyre janë prishtur. Osmani tashmë është rikthyer në listën e LDK’së, pasi Kurti nuk i dha përkrahje për presidente edhe për një mandat.
The post Osmani shihet me Pecin në Mitrovicë, i flet ftohtë: Ku je z.kryetar appeared first on Gazeta Express.



