By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tragjedia me tre viktima në Mal të Zi, kryeministri shpall dy ditë zie kombëtare: Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tragjedia me tre viktima në Mal të Zi, kryeministri shpall dy ditë zie kombëtare: Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor
Lajme

Tragjedia me tre viktima në Mal të Zi, kryeministri shpall dy ditë zie kombëtare: Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor

Momenti
Published: September 1, 2026

Qeveria e Malit të Zi ka shpallur datat 1 dhe 2 shtator si ditë zie, pas vrasjes së trefishtë të ndodhur në Danilovgrad.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, tha se është thellësisht i tronditur nga tragjedia, ku humbën jetën tre punonjës të poligonit të qitjes “Češka zbrojevka”, Petar Globarević, Momir Radonjić dhe Nemanja Kapor.

Your browser does not support the video tag.

“Jam thellësisht i tronditur nga tragjedia e sotme në Danilovgrad, ku humbën jetën punonjësit e poligonit të qitjes ‘Češka zbrojevka’, Petar Globarević, Momir Radonjić dhe Nemanja Kapor. Në këtë moment të vështirë, familjeve dhe miqve të tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen e tyre”, deklaroi Spajić.

Kryeministri bëri me dije se është në komunikim me ministrin e Brendshëm, Danilo Šaranović, dhe drejtorin e Policisë, Lazar Šćepanović, nga të cilët ka marrë garanci se autoritetet po punojnë me të gjitha kapacitetet në dispozicion për zbardhjen e rrethanave të tragjedisë dhe lokalizimin e autorit.

Ai njoftoi gjithashtu se, për shkak të tragjedisë, qeveria do të miratojë vendimin për shpalljen e 1 dhe 2 shtatorit si ditë zie. Ndërkohë, fillimi i vitit të ri shkollor në Danilovgrad do të shtyhet për të enjten, 3 shtator.

Gjatë ditëve të zisë, në përputhje me Ligjin për simbolet shtetërore dhe Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, flamujt do të ulen në gjysmështizë në të gjitha godinat e institucioneve shtetërore, autoriteteve të pushtetit vendor dhe institucioneve publike.

Gjithashtu, gjatë ditëve të zisë nuk do të zhvillohen në ambiente publike programe me karakter publik, kulturor apo argëtues. Në lokalet e gastronomisë nuk do të transmetohet muzikë.

Edhe mediat elektronike dhe mediat e tjera janë të detyruara të përshtatin programet e tyre me shënimin e ditëve të zisë.

Ndërkohë Policia ka shpallur në kërkim një shtetas rus, 30-vjeçarin Mihail Shabunin, si autor të dyshuar të ngjarjes së rëndë.

The post Tragjedia me tre viktima në Mal të Zi, kryeministri shpall dy ditë zie kombëtare: Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tentuan të hidhnin drogën nga makina për t’u shpëtuar policisë, arrestohen dy të rinj në Korçë
Marrëveshja Kurti -Abdixhiku për Bekim Sejdiun, sot mblidhet edhe Grupi Parlamentar i VV
55 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
U dënua me 18 vjet burgim, rasti kthehet në pikën zero: Endrit Nika sërish në gjyq për vdekjen e argjentinases
Euronews: Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE, si po përpiqet Serbia të ndalojë Podgoricën

LEXO GJITHASHTU

LSDM: Mickoski ende nuk ka marrë përgjegjësi për veprimet e Kitanoviqit dhe Stoilkoviqit
LSDM: Mickoski ende nuk ka marrë përgjegjësi për veprimet e Kitanoviqit dhe Stoilkoviqit
TOP Momenti
“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
TOP Momenti
Dyshohet se goditi partnerin, shoqërohet në polici një grua në Prishtinë
Dyshohet se goditi partnerin, shoqërohet në polici një grua në Prishtinë
Lajme
Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Europa proteston
Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Europa proteston
Lajme
Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje
Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje
Lajme

You Might Also Like

Peci: Protesta e komunave ka agjendë politike, qindra milionë euro obligime nuk janë të Qeverisë Kurti
Lajme

Peci: Protesta e komunave ka agjendë politike, qindra milionë euro obligime nuk janë të Qeverisë Kurti

September 1, 2026
Mbi 1000 të vdekur nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Kinë
Lajme

Mbi 1000 të vdekur nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Kinë

September 1, 2026
Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President
Lajme

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

September 1, 2026
Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani
Lajme

Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?