By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Europa proteston
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Europa proteston
Lajme

Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Europa proteston

Momenti
Published: September 1, 2026

Për herë të parë që nga fillimi i luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, ministri rus i Financave Anton Siluanov mori pjesë personalisht në një takim të ministrave të Financave të G20-s. Evropa proteston.

Për dy ditë me radhë, ministrat e Financave të vendeve të G20-s do të zhvillojnë bisedime në Asheville, në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut, për gjendjen e ekonomisë botërore. Në takim ka udhëtuar personalisht edhe ministri rus i Financave, Anton Siluanov, me ftesë të Shteteve të Bashkuara, të cilat mbajnë aktualisht presidencën e G20-s. Kjo ka shkaktuar kritika.

Your browser does not support the video tag.

Vendet evropiane të G20-s reaguan me zemërim dhe refuzuan të dilnin në një fotografi të përbashkët. Fotografia e ashtuquajtur familjare u realizua më pas pa ministrin rus të Financave. “Veprimi i përbashkët i evropianëve, për të cilin jam shumë mirënjohës, bëri që në fund kjo foto familjare të realizohej pa ministrin rus të Financave dhe pa delegacionin rus”, tha ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, në Asheville.

“Nuk duhej pritur si një mysafir i zakonshëm”

Fakti që, për herë të parë që nga fillimi i luftës së agresionit kundër Ukrainës, një ministër rus i Financave ishte sërish i pranishëm personalisht në takim, u vlerësua nga Klingbeil si një”përpjekje për normalizim” nga ana e SHBA-së, vendit mikpritës. Ai theksoi se nuk sheh asnjë arsye për një zbutje apo normalizim të marrëdhënieve me Rusinë në rrethanat aktuale. Sipas tij, duke pasur parasysh luftën brutale që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës, ai do të kishte pritur më shumë qartësi nga amerikanët si organizatorë të takimit. Ministri rus, tha Klingbeil,”nuk duhej pritur si një mysafir i zakonshëm.”

Megjithatë, edhe pse nuk pati një fotografi të përbashkët me Siluanovin, u zhvilluan takime të përbashkëta. Sipas ministrit gjerman të Financave Klingbeil, ai i shfrytëzoi ato për të përcjellë mesazhe të qarta, duke i përcjellë “drejtpërdrejt në sy ministrit rus, se qeveria ruse duhet t’i japë fund kësaj lufte”. Gjithashtu, ai kishte bërë të qartë se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën.

“Nganjëherë këto takime më duken tepër diplomatike dhe ndoshta fjalët e mia kanë habitur një ose dy persona në sallë”, tha ai. Njëkohësisht, Klingbeil theksoi se”Rusia është pjesë e G20-s dhe, në këtë kuptim, është mirë që ekziston mundësia e dialogut dhe që aty të thuhen fjalë të qarta.”

Shtëpia e Bardhë mbron ftesën për Rusinë

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur ndërkohë ftesën e bërë ndaj Rusisë për samitin e G20-s në një deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP. Sipas zëdhënësit Kush Desai, administrata amerikane po punon me Moskën për një marrëveshje që do t’i japë fund”gjakderdhjes së pafund” në Ukrainë. “Presidenti dhe administrata nuk do të hezitojnë kurrë të bisedojnë me njerëzit me të cilët duhet të flasim për ta çuar përpara këtë proces”, tha Desai.

Takimet e ministrave të Financave shërbejnë si përgatitje për samitin kryesor të krerëve të shteteve dhe qeverive, i cili do të mbahet në dhjetor në Miami. Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë për herë të fundit në një takim të tillë ndërkombëtar në vitin 2019. Kjo mund të ndryshojë së shpejti. Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh që në prill në parim pozitivisht për një pjesëmarrje të mundshme të Putinit. “Nëse ai do të vinte, kjo me shumë gjasa do të ishte e dobishme”, tha Trump. “Unë jam i mendimit se duhet të bisedohet me të gjithë.”/DW/

The post Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Europa proteston appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se hapi profile false në emër të një gruaje
Kurti kërkon të flasë sërish me Abdixhikun, thotë se mund të takohen sot
Aksident me fatalitet në Istog, një person humb jetën
Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut ndalohen në Han të Elezit, dyshohet për kontrabandim me mallra
Marta Kos paralajmëron Serbinë: Glorifikimi i Mlladiqit nuk ka vend në BE

LEXO GJITHASHTU

Aksidenti tragjik në Vorë, humb jetën gazetari Xhesjon Zogu
Aksidenti tragjik në Vorë, humb jetën gazetari Xhesjon Zogu
TOP Momenti
Rrezarta Krasniqi i reagon Abdixhikut: Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidove për Presidente
Rrezarta Krasniqi i reagon Abdixhikut: Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidove për Presidente
TOP Momenti
A pritet të ketë sot takim mes krerëve LVV-LDK? Flet Kurti
A pritet të ketë sot takim mes krerëve LVV-LDK? Flet Kurti
TOP Momenti
“Mësimi ka filluar, Ministria ende jo”, AKK kritikon MASHTI-n për mungesën e teksteve dhe dokumentacionit
“Mësimi ka filluar, Ministria ende jo”, AKK kritikon MASHTI-n për mungesën e teksteve dhe dokumentacionit
TOP Momenti
Imami Aliu për rastin në Llacë: Vdekja kërkon respekt, ndërsa morti nuk është vend për spektakël
Imami Aliu për rastin në Llacë: Vdekja kërkon respekt, ndërsa morti nuk është vend për spektakël
TOP Momenti

You Might Also Like

Irani kundërpërgjigjet me raketa dhe dronë pas sulmeve të SHBA-së
Lajme

Irani kundërpërgjigjet me raketa dhe dronë pas sulmeve të SHBA-së

September 2, 2026
Sekuestrohen dy armë me gaz gjatë një ahengu në Ferizaj
Lajme

Sekuestrohen dy armë me gaz gjatë një ahengu në Ferizaj

September 2, 2026
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Mitrovicë, ora e lirisë për çlirimtarët
Lajme

“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Mitrovicë, ora e lirisë për çlirimtarët

September 2, 2026
Abrashi: Marrëveshja me LDK ende është valide, shpresojmë të gjindet zgjidhje në takimin e radhës
Lajme

Abrashi: Marrëveshja me LDK ende është valide, shpresojmë të gjindet zgjidhje në takimin e radhës

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?