By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani
Lajme

Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani

Momenti
Published: September 1, 2026

Jeta në Gjermani u bë në muajin gusht edhe më e shtrenjtë. Sipas të dhënave të fundit çmimet e konsumit ishin 2,9 për qind më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Inflacioni në Gjermani u rrit sërish në muajin gusht. Çmimet e konsumit u rritën me 2,9 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Zyra Federale e Statistikave në një vlerësim të parë. Në korrik rritja ishte 2,8 për qind. Çmimet pa përfshirë ato të ushqimeve dhe të energjinë, të njohura edhe siinflacioni bazë, u rritën me 2,4 për qind.

Your browser does not support the video tag.

Kohët e fundit janë rritur sidomos çmimet e energjisë. Lufta e nisur në fund të shkurtit nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit, e cila është rikthyer javët e fundit pas sinjaleve të para të zbutjes së tensioneve, ka çuar sidomos në rritjen e çmimit të naftës.

“Por edhe nëse nafta do të kalojë sërish pa pengesa përmes Ngushticës së Hormuzit dhe energjia do të bëhet më e lirë, inflacioni ka të ngjarë të mbetet për një kohë të gjatë dukshëm mbi objektivin prej dy për qind të Bankës Qendrore Evropiane”, vlerëson Jörg Krämer, ekonomisti kryesor i Commerzbank. “Arsyeja është se gjithnjë e më shumë kompani janë të detyruara t’ua kalojnë klientëve të tyre rritjen e kostove të energjisë që kanë përjetuar në periudhën e fundit.”

Karburanti mbetet i shtrenjtë

Konsumatorët vazhdojnë t’i ndiejnë çmimet e larta të energjisë në pikat e karburantit. “Karburantet dhe nafta për ngrohje po shtrenjtohen për shkak të rrugëve të bllokuara të transportit dhe kapaciteteve më të ulëta të rafinerive, madje edhe më shumë sesa vetë nafta bruto”, tha Michael Heise, kryeekonomist i HQ Trust.

Sipas llogaritjeve të shoqatës së automobilëve ADAC një litër benzinë Super E10 në Gjermani kushton mesatarisht 2,153 euro. Ky çmim është vetëm pesë cent më i ulët se rekordi prej 2,203 eurosh që u shënua në mars të vitit 2022.

Për naftën shoferët paguajë mesatarisht 2,202 euro për litër. Rekordi më i lartë i çmimeve të naftës u regjistrua në prill 2026, kur një litër kushtonte 2,446 euro.

Përveç çmimeve të larta të naftës në rritjen e çmimeve në pikat e karburantit po ndikon edhe niveli i ulët i ujit në lumin Rin. Kjo prek veçanërisht landet përgjatë kësaj rruge të transportit lumor, si Nordrhein-Westfaleni, sepse rafineritë furnizohen shpesh përmes anijeve të transportit lumor. Për shkak të nivelit rekord të ulët të ujit në Rin lundrimi në këtë rrugë ujore, më e rëndësishmja në Evropë për transportin e brendshëm, po pengohet ndjeshëm./DW/

The post Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Abdixhiku thotë se “s’ka më diskutime” për emër tjetër për President, Kurti kërkon ritakim për rrugën përpara – të dy i përmendin zgjedhjet
Apple i bashkohet Google në riemërtimin e Liqenit Ontario në ‘Liqeni Amerika’
Ulutas: Tranzicioni gradual i KFOR-it nga prania në Urën e Ibrit bazohet në kushte të caktuara
Nga një vit në 4 mijë: Cila krijesë jeton më gjatë se çdo kafshë tjetër?
Përfshihet nga flakët mjeti lundrues në Ksamil, policia shpëton katër turistët gjermanë

LEXO GJITHASHTU

LSDM: Maqedonia humb nxënësit, të rinjtë po emigrojnë ndërsa qeveria importon “punëtorë ekonomikë”
LSDM: Maqedonia humb nxënësit, të rinjtë po emigrojnë ndërsa qeveria importon “punëtorë ekonomikë”
TOP Momenti
Ambasada e SHBA në Tiranë: Kreu i SPAK në konferencën e DEA-s, Shqipëria forcon rolin kundër narkotrafikut
Ambasada e SHBA në Tiranë: Kreu i SPAK në konferencën e DEA-s, Shqipëria forcon rolin kundër narkotrafikut
TOP Momenti
Apel për 5-vjeçarin Troi, familja kërkon ndihmë për trajtimet jashtë vendit
Apel për 5-vjeçarin Troi, familja kërkon ndihmë për trajtimet jashtë vendit
TOP Momenti
Janevska: Nuk doja të ofendoja askënd me deklaratën time për nxënësit e klasës së parë dhe as të ndikoja në vendimet personale të prindërve
Janevska: Nuk doja të ofendoja askënd me deklaratën time për nxënësit e klasës së parë dhe as të ndikoja në vendimet personale të prindërve
TOP Momenti
BE: Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitojë nga Plani i Rritjes
BE: Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitojë nga Plani i Rritjes
Lajme

You Might Also Like

Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator
Lajme

Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator

September 2, 2026
Shihni çfarë u gjet në çantën e rusit i cili kreu  vrasjen e trefishtë në Mal të Zi
Lajme

Shihni çfarë u gjet në çantën e rusit i cili kreu vrasjen e trefishtë në Mal të Zi

September 2, 2026

Kaluan ilegalisht kufirin në Han të Elezit, kapen tre shtetas të Maqedonisë së Veriut

September 2, 2026
Hoxha takon Sorensenin në Bled, kërkon të shkojë më shpejt normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi
Lajme

Hoxha takon Sorensenin në Bled, kërkon të shkojë më shpejt normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?