By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President
Lajme

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Momenti
Published: September 1, 2026

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje të gjitha partive politike në Kuvend që të bashkohen dhe ta votojnë atë.

Në një letër të përbashkët drejtuar liderëve politikë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ata shprehin “mbështetjen kolektive” për zgjedhjen e Sejdiut si kreu i ardhshëm i shtetit, duke vlerësuar përvojën e tij diplomatike, integritetin dhe kontributin institucional.

Your browser does not support the video tag.

“Ne kemi ndjekur nga afër procesin e nominimit për president në Kosovë dhe me respekt i bëjmë thirrje Kuvendit që ta zgjedhë Dr. Bekim Sejdiun. Si ish-diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ai ka përvojën dhe integritetin e nevojshëm për ta bashkuar vendin dhe për të forcuar marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në letër.

Nënshkruesit theksojnë se kanë pasur rastin të punojnë ngushtë me Sejdiun gjatë kohës kur ai shërbeu si Konsull i Përgjithshëm në New York, duke e cilësuar atë si një figurë me rol të rëndësishëm në lidhjen e diasporës shqiptare në SHBA me Kosovën.

Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe janë organizuar së bashku dhjetëra aktivitete kulturore, janë hapur shkolla në gjuhën shqipe dhe është lobuar për interesat e Kosovës në qarqet më të larta politike në New York dhe Washington, D.C. Në letrën e tyre, shqiptaro-amerikanët vlerësojnë se Kosova ndodhet në një moment kritik dhe ka nevojë për një president që gëzon respekt të thellë institucional dhe ka një histori të dëshmuar të shërbimit publik.

“Formimi i tij i dalluar juridik dhe karriera diplomatike e bëjnë jashtëzakonisht të kualifikuar për ta përfaqësuar shtetin me dinjitet në skenën globale”, theksohet më tej.

Në fund, ata u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend që të tejkalojnë dallimet partiake dhe të mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut, me qëllim që Kosova të ketë një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperuese.

Letra është nënshkruar nga 27 veprimtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, mes tyre Elio Ahmetaj, Harry Bajraktari, Vehbi Bajrami, Ekrem Bardha, Adrian Grajcevci, Ramazan Hajdini, Joe Haliti, Gani Shehu, Bruno Selimaj, Jim Xhema dhe emra të tjerë të njohur të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

The post Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Marrëveshja Kurti -Abdixhiku për Bekim Sejdiun, sot mblidhet edhe Grupi Parlamentar i VV
55 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
U dënua me 18 vjet burgim, rasti kthehet në pikën zero: Endrit Nika sërish në gjyq për vdekjen e argjentinases
Euronews: Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE, si po përpiqet Serbia të ndalojë Podgoricën
Dyshohet se goditi partnerin, shoqërohet në polici një grua në Prishtinë

LEXO GJITHASHTU

LSDM: Mickoski ende nuk ka marrë përgjegjësi për veprimet e Kitanoviqit dhe Stoilkoviqit
LSDM: Mickoski ende nuk ka marrë përgjegjësi për veprimet e Kitanoviqit dhe Stoilkoviqit
TOP Momenti
“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
TOP Momenti
Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Europa proteston
Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Europa proteston
Lajme
Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje
Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje
Lajme
Postoi fotografi me armë në rrjete sociale, shoqërohet në polici një person në Klinë
Postoi fotografi me armë në rrjete sociale, shoqërohet në polici një person në Klinë
TOP Momenti

You Might Also Like

Peci: Protesta e komunave ka agjendë politike, qindra milionë euro obligime nuk janë të Qeverisë Kurti
Lajme

Peci: Protesta e komunave ka agjendë politike, qindra milionë euro obligime nuk janë të Qeverisë Kurti

September 1, 2026
Mbi 1000 të vdekur nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Kinë
Lajme

Mbi 1000 të vdekur nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Kinë

September 1, 2026
Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani
Lajme

Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani

September 1, 2026
Irani lëshon raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron: Përgjigjia do të jetë e ashpër
Lajme

Irani lëshon raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron: Përgjigjia do të jetë e ashpër

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?