By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​PDK e çon në Prokurori Speciale Kurtin me deputetët ministra
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​PDK e çon në Prokurori Speciale Kurtin me deputetët ministra
TOP Momenti

​PDK e çon në Prokurori Speciale Kurtin me deputetët ministra

Momenti
Published: August 26, 2026

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje, lidhur me ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ekzekutive dhe mandateve të deputetëve.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se duhet intervenimi i Prokurorisë për të mundësuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi.

Your browser does not support the video tag.

“Siç dihet ne nuk e kemi të paraparë si vepër penale moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por të gjykatave të rregullta siç është Gjykata Supreme. Po ashtu në kallëzim kemi përmendur edhe shpërdorimin e detyrës zyrtare, sepse duke mbajt funksione të paligjshme janë shpërndarë mijëra euro në disa vendime që janë marrë nga Qeveria e Kosovës dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë”, tha Gruda.

Sipas dokumentit të datës 26 gusht 2026, PDK vlerëson se ekziston dyshimi për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe për “mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore”, sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës.

“Në kallëzim, Albin Kurti cilësohet si i dyshuar së bashku me anëtarët e tjerë të Qeverisë në dorëheqje që janë certifikuar dhe betuar si deputetë të Legjislaturës XI.

Nga 6 korriku 2026 e tutje, të kallëzuarit kanë vazhduar të ushtrojnë njëkohësisht funksionin e anëtarit të Qeverisë dhe mandatin e deputetit, ndonëse, sipas kallëzimit, këto funksione janë të papajtueshme”, thuhet tutje.

Në dokument thuhet se më 12 gusht 2026, të dyshuarit, në cilësinë e personave zyrtarë, kanë mbajtur mbledhjen nr. 32 të Qeverisë dhe kanë nxjerrë 24 vendime.

“Në mesin e tyre ka pasur edhe vendime me pasoja të drejtpërdrejta financiare, përfshirë ndarjen e 100 mijë eurove, dhënien me qira të pronës publike me vlerë kontraktore prej 23 mijë e 205 eurosh, inicimin e dy shpronësimeve me kompensim nga buxheti, si dhe emërimin e komisioneve të pranimit për pozita të larta drejtuese.

Me këto veprime janë tejkaluar kompetencat e një Qeverie në dorëheqje dhe janë shkelur kufizimet kushtetuese dhe ligjore që lidhen me ushtrimin e mandatit të deputetit dhe funksioneve në ekzekutiv.

Kallëzimi penal i është adresuar Prokurorisë Speciale, së cilës i kërkohet trajtimi dhe hetimi i pretendimeve të ngritura në dokument”, thuhet në njoftimin e PDK-së. /Telegrafi/

You Might Also Like

Filipçe: OBRM-PDUKM dhe BDI kanë marrëveshje për bllokim të Kuvendit, si alibi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme
BDI: Me dy vite vonesë dhe 30 milionë euro më shtrenjtë, VLEN vazhdon projektin e BDI-së
Më 28 gusht shpallet aktgjykimi në rigjykimin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Paratë e krimit, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive
Sali: Autostrada Shkup–Bllacë, investim historik që afron qytetarët dhe lidh të ardhmen tonë evropiane

LEXO GJITHASHTU

Hëna e Përgjakur – Fenomeni astronomik dhe besimet shekullore rreth eklipsit hënor
Hëna e Përgjakur – Fenomeni astronomik dhe besimet shekullore rreth eklipsit hënor
Lajme
‘Kontrollimi i çantave dhe ndalimi i celularëve’, Gjakova me shkallën më të lartë të sigurisë në shkolla sipas ZKA-së
‘Kontrollimi i çantave dhe ndalimi i celularëve’, Gjakova me shkallën më të lartë të sigurisë në shkolla sipas ZKA-së
Lajme
Rast i rëndë në Greqi – Shqiptari vret me thikë gruan, tenton vetëvrasjen duke pirë naftë
Rast i rëndë në Greqi – Shqiptari vret me thikë gruan, tenton vetëvrasjen duke pirë naftë
Lajme
Gjykata thotë jo për Mlladiqin: Nuk ka arsye humanitare për lirimin e tij
Gjykata thotë jo për Mlladiqin: Nuk ka arsye humanitare për lirimin e tij
Lajme
Man Utd e hap kuletën për yllin e Realit
Man Utd e hap kuletën për yllin e Realit
Lajme

You Might Also Like

Konjufca: LVV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në
TOP Momenti

Konjufca: LVV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

August 26, 2026
Pesë shqiptarë riatdhesohen nga Siria
TOP Momenti

Pesë shqiptarë riatdhesohen nga Siria

August 26, 2026
Shqiptuan tiketë për kundërvajtje, sulmohen dy policë në Prishtinë
TOP Momenti

Shqiptuan tiketë për kundërvajtje, sulmohen dy policë në Prishtinë

August 26, 2026
PDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në detyrë
TOP Momenti

PDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në detyrë

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?