By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Situata e zjarreve në Shqipëri Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra mbeten aktive, 235 forca në terren
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Situata e zjarreve në Shqipëri Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra mbeten aktive, 235 forca në terren
TOP Momenti

Situata e zjarreve në Shqipëri Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra mbeten aktive, 235 forca në terren

Momenti
Published: August 21, 2026

Ministria e Mbrojtjes ka informuar këtë të premte se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbetën aktive dhe 1 në monitorim.

Ndërkohë, në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 235 forca operacionale dhe 33 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 140 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Your browser does not support the video tag.

Vatrat kryesore:

Gojan–Gjegjan, Pukë – Situata mbetet problematike për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer. Forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave dhe është kryer evakuimi i banorëve. Operacioni është mbështetur edhe nga 40 efektivë dhe 3 helikopterë të FA-së.

Mal Milot, Kurbin – Vatra vijon aktive, por rreziku për banesat është eliminuar për momentin. Në terren janë forca zjarrfikëse, ushtarake dhe bashkiake, ndërsa është kërkuar përforcim me forca dhe mjete të FA-së.

Dajt, Tiranë – Ka riaktivizim të vatrës, por nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në operacion janë angazhuar MZSH, AZM dhe FA, me mbështetje nga 1 helikopter.

Dukat, Vlorë – Zjarri në zonën e Shatës është zgjeruar gjatë natës në drejtim të malit. Në terren operojnë forcat vendore dhe 40 efektivë të FA-së dhe dy avionë Air Tractor; aktualisht nuk rrezikohen banesa.

Ballaxhiaj, Memaliaj – Zjarri është nën kontroll dhe larg banesave, pas angazhimit të forcave zjarrfikëse, policisë dhe vullnetarëve; disa banorë janë evakuuar.

Vatra të tjera aktive raportohen në Kalivaç, Shtuf, Gjorm të Sipërm dhe Hotolisht, ndërsa vatra në Lufaj, Mirditë, është nën kontroll dhe monitorim.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve. /Euronews.al/

You Might Also Like

Zjarri në Milot drejt shuarjes, ndërhyrje nga ajri dhe toka
Një muaj pas epidemisë në Gostivar, ISHP kërkon verifikimin e kualifikimit të stafit të “Komunalec”-it
Mungoi himni shqiptar në Pustec, reagon Rama: Shqipëria nuk do të zbresë në nivelin e parodive nacionaliste
AMMK: Kosova e para me 100% përmbushje të obligimeve të raportimit në EIONET për vitin 2025
Shtrenjtohen nafta dhe benzina, këto janë çmimet e derivateve sot

LEXO GJITHASHTU

Rama e quan parodi ngjarjen në Pustec, e “fal” kryebashkiakun: Kërkoi të luhej himni, komunitetit maqedonas i duam më të mirën
Rama e quan parodi ngjarjen në Pustec, e “fal” kryebashkiakun: Kërkoi të luhej himni, komunitetit maqedonas i duam më të mirën
Lajme
Zelensky nënshkruan dekretin që vendos sanksione ndaj rusëve të lidhur me filmin vizatimor “Masha dhe Ariu”
Zelensky nënshkruan dekretin që vendos sanksione ndaj rusëve të lidhur me filmin vizatimor “Masha dhe Ariu”
Lajme
Stuhia godet Gjermaninë, raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur
Stuhia godet Gjermaninë, raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur
Lajme
REL: Bjellorusia prodhoi pushkë të re me ndihmën e Iranit, thonë burimet
REL: Bjellorusia prodhoi pushkë të re me ndihmën e Iranit, thonë burimet
Lajme
“Në një vilë të pabanuar në Brezovicë ishte gjetur marihuan”, të dyshuarit i caktohet paraburgim prej një muaji në Ferizaj
“Në një vilë të pabanuar në Brezovicë ishte gjetur marihuan”, të dyshuarit i caktohet paraburgim prej një muaji në Ferizaj
TOP Momenti

You Might Also Like

Ronaldinho i tregon arsyet se përse iu kthye futbollit në moshën 46-vjeçare
TOP Momenti

Ronaldinho i tregon arsyet se përse iu kthye futbollit në moshën 46-vjeçare

August 21, 2026
​Tërmeti në Kolumbi, 319 viktima të konfirmuara
TOP Momenti

​Tërmeti në Kolumbi, 319 viktima të konfirmuara

August 21, 2026
Shkurte Gashi nis pushimet e verës, publikon foto me familjen e saj
TOP Momenti

Shkurte Gashi nis pushimet e verës, publikon foto me familjen e saj

August 21, 2026
Dënohet me gjashtë muaj burgim i akuzuari për kanosje ndaj Kurtit
TOP Momenti

Dënohet me gjashtë muaj burgim i akuzuari për kanosje ndaj Kurtit

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?