Një person është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar një familje duke u marrë një shumë parash me pretendimin e rremë se do t’u siguronte aviobileta.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Lipjan.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari ka marrë paratë nga familja, por dyshohet se nuk e ka përmbushur premtimin për sigurimin e biletave.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.
“Lipjan/korrik 2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte marrë nga një familje një shumë parash me pretendimin e rremë për t’iu siguruar atyre aviobileta. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

