By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rënie e fortë në tregtinë me pakicë në Kosovë, qarkullimi bie 6.19 për qind
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rënie e fortë në tregtinë me pakicë në Kosovë, qarkullimi bie 6.19 për qind
Lajme

Rënie e fortë në tregtinë me pakicë në Kosovë, qarkullimi bie 6.19 për qind

Momenti
Published: August 20, 2026

Tregtia me pakicë në Kosovë ka shënuar rënie të ndjeshme të qarkullimit dhe numrit të të punësuarve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Megjithatë, pavarësisht më pak të punësuarve, fondi i pagave dhe mëditjeve është rritur, duke krijuar një kontrast të dukshëm në sektorin e tregtisë.

Tregtia me pakicë në Kosovë ka hyrë në qershorin e vitit 2026 me një performancë më të dobët krahasuar me qershorin e vitit 2025. Të dhënat statistikore tregojnë se indeksi i qarkullimit në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë e automjeteve dhe motoçikletave, ka shënuar rënie prej 6.19 për qind në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

Your browser does not support the video tag.

Rënia e qarkullimit tregon se aktiviteti ekonomik në një pjesë të rëndësishme të sektorit të shitjes me pakicë ka qenë më i dobët gjatë qershorit 2026. Megjithatë, të dhënat sipas aktiviteteve tregojnë se situata nuk ka qenë e njëjtë në të gjitha kategoritë. Disa segmente kanë shënuar rritje të konsiderueshme, ndërsa në disa të tjera rënia ka qenë mjaft e theksuar.

Sipas të dhënave të ASK, rritjen më të madhe e ka regjistruar tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara, me 21.42 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2025.

Rritje ka pasur edhe tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje, përfshirë shitjet përmes postës dhe internetit, e cila është rritur për 14.91 për qind.

Rritje më të moderuara janë regjistruar edhe në disa kategori të tjera.

Në anën tjetër, disa nga kategoritë kryesore të tregtisë kanë pasur rënie. Rënia më e madhe është regjistruar në tregtinë me pakicë në dyqane jo të specializuara, ku qarkullimi ka rënë për 20.33 për qind krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Rënie prej 3.16 për qind është shënuar edhe në tregtinë me pakicë të pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara.

Një tjetër tregues që tregon dobësim të aktivitetit në këtë sektor është numri i të punësuarve.

Në qershor 2026, indeksi i numrit të të punësuarve në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë e automjeteve dhe motoçikletave, ka rënë për 6.79 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2025.

Krahas rënies së qarkullimit prej 6.19 për qind, sektori ka pasur edhe një rënie më të madhe të indeksit të punësimit.

Edhe në këtë tregues, zhvillimet ndryshojnë nga një aktivitet në tjetrin.

Rritjen më të madhe të numrit të të punësuarve e ka regjistruar tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara, me 10.90 për qind.

Rënien më të madhe e ka pasur tregtia me pakicë e karburantit për automjete, ku indeksi i numrit të të punësuarve ka rënë për 24.45 për qind.

Rënie prej 20.19 për qind është regjistruar edhe në tregtinë me pakicë në dyqane jo të specializuara, ndërsa në tregtinë me pakicë të mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara numri i të punësuarve ka rënë për 4.12 për qind.

Në kontrast me dy treguesit e tjerë, fondi i pagave dhe mëditjeve në tregtinë me pakicë është rritur për 3.52 për qind në qershor 2026, krahasuar me qershorin e vitit 2025.

Sipas aktiviteteve ekonomike, rritjen më të madhe të fondit të pagave e ka pasur tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara, me 31.91 për qind.

Fondi i pagave është rritur edhe në tregtinë me pakicë të pajisjeve të tjera shtëpiake, me 24.24 për qind, ndërsa në tregtinë me pakicë të pajisjeve informatike dhe të komunikimit është rritur për 17.10 për qind.

Në tregtinë me pakicë të mallrave të tjera në dyqane të specializuara, fondi i pagave dhe mëditjeve është rritur për 14.52 për qind.

Rritje dyshifrore është shënuar edhe në tregtinë jo në dyqane, tezga ose tregje, përfshirë shitjet përmes postës dhe internetit, ku fondi i pagave është rritur për 10.19 për qind.

Ndërkaq, fondi i pagave është rritur për 3.54 për qind në tregtinë me pakicë të mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara.

Dy nga kategoritë që dalin më shumë në pah nga të dhënat janë tregtia e karburanteve dhe tregtia në dyqane jo të specializuara.

Në rastin e karburanteve, numri i të punësuarve ka rënë për 24.45 për qind, ndërsa fondi i pagave dhe mëditjeve është ulur për 15.94 për qind.

Ndërsa te dyqanet jo të specializuara, situata është edhe më e theksuar në qarkullim. Ky aktivitet ka pasur rënie prej 20.33 për qind të qarkullimit, rënie prej 20.19 për qind të numrit të të punësuarve, si dhe rënie prej 14.69 për qind të fondit të pagave dhe mëditjeve.

Në anën tjetër, tregtia e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit paraqet një prej rasteve më pozitive. Ajo ka shënuar 21.42 për qind rritje të qarkullimit, 10.90 për qind rritje të numrit të të punësuarve dhe 31.91 për qind rritje të fondit të pagave dhe mëditjeve. /Monitor

The post Rënie e fortë në tregtinë me pakicë në Kosovë, qarkullimi bie 6.19 për qind appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kërcënimet e fundit të Trumpit “vetëm sa do të sjellin humbje të mëtejshme”, thotë ministri i Jashtëm i Iranit
Dyshohet se burri e shtyu gruan nga shkallët pas një konflikti në Hajvali
Vijon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1.78 euro për litër
Rusët tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre bankare
Trupi i pajetë i një gruaje gjendet në oborrin e një shtëpie në Ranillug

LEXO GJITHASHTU

Hoxhaj me mesazh për Kurtin para Qeverisë
Hoxhaj me mesazh për Kurtin para Qeverisë
TOP Momenti
MPB: Mos i hapni mesazhet e rrejshme për kinse gjoba në trafik
MPB: Mos i hapni mesazhet e rrejshme për kinse gjoba në trafik
TOP Momenti
Hoxhaj, Kurtit: Dil nga zyra, o deputet uzurpues!
Hoxhaj, Kurtit: Dil nga zyra, o deputet uzurpues!
Lajme
Burri në Hajvali dyshohet se shtyu gruan, duke e hedh shkallëve – lirohet në procedurë të rregullt
Burri në Hajvali dyshohet se shtyu gruan, duke e hedh shkallëve – lirohet në procedurë të rregullt
TOP Momenti
Arrestimi i Fehim Salit dhe rastet e vitit 2025, Prokuroria flet për rrjetin e dyshuar të BIA-s në Kosovë
Arrestimi i Fehim Salit dhe rastet e vitit 2025, Prokuroria flet për rrjetin e dyshuar të BIA-s në Kosovë
TOP Momenti

You Might Also Like

“S’do të ndalemi”–paralajmërohen protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve
Lajme

“S’do të ndalemi”–paralajmërohen protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve

August 20, 2026
Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
Lajme

Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?

August 20, 2026
Mos u shqetësoni: Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë
Lajme

Mos u shqetësoni: Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë

August 20, 2026
Arrestohet 55-vjeçari nga Ferizaj, sulmoi bashkëshorten, u lëndua edhe vajza
Lajme

Arrestohet 55-vjeçari nga Ferizaj, sulmoi bashkëshorten, u lëndua edhe vajza

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?