By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rusët tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre bankare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rusët tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre bankare
Lajme

Rusët tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre bankare

Momenti
Published: August 20, 2026

Nga frika se kursimet e tyre mund të shtetëzohen njerëzit në Rusi po tërheqin aktualisht gjithnjë e më shumë rubla nga bankat. Kurse kompanitë e mëdha po transferojnë gjithnjë e më shumë kapital jashtë vendit.

Shumë njerëz në Rusi po tërheqin gjithnjë e më shumë rubla nga llogaritë e tyre bankare dhe po i mbajnë në shtëpo. Vetëm gjatë shtatë muajve të parë të vitit nga llogaritë bankare thuhet se janë tërhequr rreth 2,4 trilionë rubla, rreth 24 miliardë euro. Kjo është më shumë se gjatë vitit të parë të pushtimit të Ukrainës, 2022, kur u tërhoqën 2,2 trilionë rubla, dhe autoritetet vendosën kufizime të ashpra për të ndalur vërshimin e njerëzve drejt bankave. Sipas një parashikimi të bankës Sberbank, deri në fund të vitit shuma e parave të tërhequra mund të shkojë deri në 3,8 trilionë rubla.

Your browser does not support the video tag.

Sipas njoftimeve edhe kompanitë e mëdha po transferojnë gjithnjë e më shumë kapital jashtë vendit për shkak të rrezikut të shtetëzimit apo konfiskimit të pasurive, paqëndrueshmërisë ekonomike të shkaktuar nga politikat e Kremlinit dhe sulmeve me dronë nga Ukraina.

Frikë nga shtetëzimi dhe konfiskimet  

Mediat thonë se po shtohen frika dhe thashethemet se qeveria ruse mund t’i detyrojë së shpejti qytetarët t’i shndërrojnë kursimet e tyre në obligacione lufte. Kjo për shkak se si pasojë e kostove të luftës që po rriten me ritme të shpejta dhe humbjeve të mëdha të të ardhurave nga rafineritë, fabrikat dhe depot e mëdha të shkatërruara nga sulmet me dronë të Ukrainës, deficiti buxhetor po shpërthen. Ai tashmë ka arritur në rreth 65 miliardë euro, pra pothuajse dyfishin që ishte planifikuar për të gjithë vitin.

Po ashtu për shkak të recesionit në sektorët civilë të ekonomisë ruse dhe çmimeve të kontrolluara nga shteti në industrinë e armatimit, të cilat nuk i mbulojnë kostot, numri i kredive problematike në bankat ruse po rritet me shpejtësi. Si rrjedhojë mjaft njerëz kanë frikë se llogaritë bankare dhe kursimet e tyre nuk janë të sigurta.

Banka Qendrore e Rusisë vlerësoi se vetëm në tremujorin e dytë 2024 nga Rusia ka pasur një rrjedhje kapitali prej 8,1 miliardë eurosh. Gjithnjë e më shumë të pasur nga Rusia po i transferojnë paratë e tyre nga bankat vendase te brokerët në Kazakistan, Kirgistan dhe Armeni.

Sipas të dhënave zyrtare ruse ndërmjet vitit 2022 dhe fundit të vitit 2025, autoritetet kanë shtetëzuar pasuri me vlerë prej afërsisht 72 miliardë eurosh. Fjala është për prona të kompanive ruse që konsideroheshin të padëshiruara nga autoritetetose të firmave të huaja që u larguan nga Rusia pas sulmit ndaj Ukrainës.

Përkeqësimi i gjendjes ekonomike prej sulmeve nga Ukraina

Për shkak të sulmeve gjithnjë e më të shumta ukrainase ndaj rafinerive, qendrave logjistike dhe fabrikave të armatimit në Rusi, po shtohet edhe presioni psikologjik mbi popullsinë. Qeveria ruse ka ndërprerë vazhdimisht internetin, duke paralizuar kështu aktivitetet në sektorët e tregtisë elektronike, transportit dhe shërbimeve. Goditjet me dronë ndaj më shumë se njëzet qendrave logjistike të platformave të tregtisë online Wildberries dhe Ozon kanë shkaktuar djegien e mallrave me vlerë miliarda euro, duke  qindra mijëra furnizues rusë drejt falimentimit. /DW

The post Rusët tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre bankare appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Pamje, stuhi të fuqishme godasin Gjermaninë – një grua humb jetën pasi e zë pema
Droni rrëzohet në Rumani gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës
“Shqipëria është magjike”, Richard Grenell mbyll pushimet në Vlorë
Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin
AKB: Dje humbëm mundësinë për të prodhuar energji, sot po shesim lëndën e parë

LEXO GJITHASHTU

Rreth 30 mijë euro u gjetën brenda një veture në afërsi të liqenit të Vërmicës, rasti po hetohet
Rreth 30 mijë euro u gjetën brenda një veture në afërsi të liqenit të Vërmicës, rasti po hetohet
TOP Momenti
Kadrijaj thotë se nëse Kurti vazhdon kështu, protestat do të jenë edhe më masive
Kadrijaj thotë se nëse Kurti vazhdon kështu, protestat do të jenë edhe më masive
TOP Momenti
Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmi rus ndaj Kievit
Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmi rus ndaj Kievit
Lajme
Gjakovë: Një burrë merr djalin nga kopshti dhe braktis Kosovën, nuk lajmëron ish-bashkëshorten
Gjakovë: Një burrë merr djalin nga kopshti dhe braktis Kosovën, nuk lajmëron ish-bashkëshorten
Lajme
Shifra shqetësuese: 10 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Shifra shqetësuese: 10 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Lajme

You Might Also Like

Mbi 29 mijë euro kapen në Vërmicë, rasti hetohet për shpëlarje parash
Lajme

Mbi 29 mijë euro kapen në Vërmicë, rasti hetohet për shpëlarje parash

August 20, 2026
Kërcënimet e fundit të Trumpit “vetëm sa do të sjellin humbje të mëtejshme”, thotë ministri i Jashtëm i Iranit
Lajme

Kërcënimet e fundit të Trumpit “vetëm sa do të sjellin humbje të mëtejshme”, thotë ministri i Jashtëm i Iranit

August 20, 2026
Dyshohet se burri e shtyu gruan nga shkallët pas një konflikti në Hajvali
Lajme

Dyshohet se burri e shtyu gruan nga shkallët pas një konflikti në Hajvali

August 20, 2026
Vijon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1.78 euro për litër
Lajme

Vijon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1.78 euro për litër

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?