By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “S’do të ndalemi”–paralajmërohen protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“S’do të ndalemi”–paralajmërohen protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve
Lajme

“S’do të ndalemi”–paralajmërohen protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve

Momenti
Published: August 20, 2026

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar për të gjashtën ditë radhazi aksionin e tyre duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Aksionit të PDK-së këtë të enjte i janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, si dhe drejtues e asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë, të cilët kërkuan kthimin e procesit në Kuvend dhe konstituimin e institucioneve.

Your browser does not support the video tag.

Asamblistja e PDK-së nga Vushtrria, Vlera Tahiri, tha se qytetarët e kësaj komune kanë nevojë për investime dhe projekte zhvillimore, ndërsa për këtë, sipas saj, nevojiten institucione funksionale.

“Ne sot kemi ardhur edhe nga Vushtrria. Nga një komunë me qytetarë punëtorë, me biznese, me të rinj dhe me potencial të jashtëzakonshëm. Por që nuk po e merr vëmendjen e duhur nga qeveria, as mbështetjen prej saj. Vushtrria ka nevojë për investime, për projekte zhvillimore dhe për një qeveri që i trajton komunat dhe qytetarët me përgjegjësi. Qytetarët e Vushtrrisë nuk duhet të ndihen të lënë anash. Edhe pikërisht për këtë na duhen institucione që punojnë, na duhet një kuvend funksional, ku këto çështje ngrihen, diskutohen dhe kërkohet llogaridhënie. Prandaj, kërkesa është e thjeshtë. Procesi duhet të kthehet në kuvend, seanca duhet të vazhdojë, institucionet duhet të konstituohen”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se aksionet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre për, siç u shpreh, kthimin e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe legjitimitetit të shtetit.

“Edhe sot me Partinë Demokratike të Kosovës për të gjashtën ditë radhazi jemi këtu për t’i kërkuar deputetit Albin Kurtit, njëherit kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë, të kthehet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të konstituojë institucionet e vendit për cka ka marrë mandatin dhe besimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Mos ta keqpërdorë këtë besim. Albin Kurti ka kapur qeverinë, presidencën, kuvendin e mbi të gjitha e ka kapur edhe grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetët e saj të cilët nuk kanë guxim për të ardhur në sallën e kuvendit për të bërë konstituimin e institucioneve.

Jemi edhe sot, për të gjashtën ditë radhazi dhe nuk do të ndalemi deri në arritjen ose realizimin e kërkesës sonë, për të kërkuar një gjë të vetme, kthimin e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe legjitimitetit të shtetit”, tha ajo.

Ndërsa deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kërkoi respektimin e Kushtetutës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatet për konstituimin e Kuvendit.

Kadrijaj ka thënë se nëse vazhdon kjo situatë dhe Albin Kurti vazhdon me këtë avaz edhe ata do të vazhdojnë me protesta të cilat do të jenë edhe masive.

“Po kërkojmë të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili e ka qartësuar periudhën kohore se cilat do të jenë ato periudha që duhet të konstituohet kuvendi edhe me pas zgjedhja e presidentit. Kto pikërisht janë arsyet, ne kemi kërkuar që të respektohet. Askush nuk është mbi ligjin. E mbi ligjin nuk është as Albin Kurti, i cili po mendon që është njëfarë shefi që mundet me bë dhe me interpretu ligjin dhe kushtetutën ashtu siç i dëshiron vetë. Kjo nuk do të ecë, ne nuk do të ndalemi së organizuari deri në konstituimin e plotë edhe të kuvendit po edhe zgjedhjen e qeverisë. E ka obligim qytetar dhe duhet sa më shpejt të mblidhet në sallën e kuvendit, ta konstituojë në plotni kuvendin po edhe zgjedhjen e qeverisë. Nuk ka rrugë kthim prapa, nëse Albin Kurti vazhdon me këtë avaz edhe ne do të vazhdojmë me protesta të cilat do të jenë edhe masive”, tha ajo. /EO

The post “S’do të ndalemi”–paralajmërohen protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Droni rrëzohet në Rumani gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës
“Shqipëria është magjike”, Richard Grenell mbyll pushimet në Vlorë
Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin
AKB: Dje humbëm mundësinë për të prodhuar energji, sot po shesim lëndën e parë
Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmi rus ndaj Kievit

LEXO GJITHASHTU

Rreth 30 mijë euro u gjetën brenda një veture në afërsi të liqenit të Vërmicës, rasti po hetohet
Rreth 30 mijë euro u gjetën brenda një veture në afërsi të liqenit të Vërmicës, rasti po hetohet
TOP Momenti
Kadrijaj thotë se nëse Kurti vazhdon kështu, protestat do të jenë edhe më masive
Kadrijaj thotë se nëse Kurti vazhdon kështu, protestat do të jenë edhe më masive
TOP Momenti
Gjakovë: Një burrë merr djalin nga kopshti dhe braktis Kosovën, nuk lajmëron ish-bashkëshorten
Gjakovë: Një burrë merr djalin nga kopshti dhe braktis Kosovën, nuk lajmëron ish-bashkëshorten
Lajme
Shifra shqetësuese: 10 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Shifra shqetësuese: 10 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Lajme
Mbi 29 mijë euro kapen në Vërmicë, rasti hetohet për shpëlarje parash
Mbi 29 mijë euro kapen në Vërmicë, rasti hetohet për shpëlarje parash
Lajme

You Might Also Like

Kërcënimet e fundit të Trumpit “vetëm sa do të sjellin humbje të mëtejshme”, thotë ministri i Jashtëm i Iranit
Lajme

Kërcënimet e fundit të Trumpit “vetëm sa do të sjellin humbje të mëtejshme”, thotë ministri i Jashtëm i Iranit

August 20, 2026
Dyshohet se burri e shtyu gruan nga shkallët pas një konflikti në Hajvali
Lajme

Dyshohet se burri e shtyu gruan nga shkallët pas një konflikti në Hajvali

August 20, 2026
Vijon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1.78 euro për litër
Lajme

Vijon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1.78 euro për litër

August 20, 2026
Rusët tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre bankare
Lajme

Rusët tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre bankare

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?