Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 20 gusht 2026.
Sipas vendimit, çmimet maksimale janë:
- Nafta (dizel): 1.78 euro për litër;
- Benzina: 1.49 euro për litër;
- Gazi: 0.62 euro për litër.
MINT ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi në orën 10:00.
Vendimi është bazuar në vendimin e MINT-it të datës 3 gusht 2026 për përcaktimin e çmimeve maksimale të lejuara për derivatet e naftës.
Qytetarët mund t’i adresojnë ankesat dhe kërkesat e tyre në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000.
The post Vijon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1.78 euro për litër appeared first on Gazeta Express.

