Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 15:00.
“Dyshohet se bashkëshorti i saj M/K pas një konflikti që kishin pasur mes vete, e ka shtyrë viktimën F/K duke e hedhur shkalleve”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

