By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arrestimi i Fehim Salit dhe rastet e vitit 2025, Prokuroria flet për rrjetin e dyshuar të BIA-s në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arrestimi i Fehim Salit dhe rastet e vitit 2025, Prokuroria flet për rrjetin e dyshuar të BIA-s në Kosovë
TOP Momenti

Arrestimi i Fehim Salit dhe rastet e vitit 2025, Prokuroria flet për rrjetin e dyshuar të BIA-s në Kosovë

Momenti
Published: August 20, 2026

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se, përveç rasteve të bëra tashmë publike, janë duke u hetuar edhe persona të tjerë nën dyshimin për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimin sekret serb, BIA.

Prokurori special, Bekim Kodraliu, ka thënë për RTK-në se hetimet po shtrihen edhe te persona të tjerë, ndërsa të dyshuarit kanë një emërues të përbashkët – BIA-n serbe, e cila dyshohet se ka rekrutuar persona në Kosovë për mbledhjen dhe përcjelljen e informacioneve të ndjeshme.

“Mund të konfirmoj që të njëjtin kanë një emërues të përbashkët, ajo është BIA, e cila ka arritur të rekrutojë dhe të marrë informacione të rëndësishme sa i përket aspektit politik dhe të sigurisë në Kosovë, e në veçanti një interesim të jashtëzakonshëm sa i përket radikalizimit islamik në Kosovë dhe sekteve të ndryshme fetare”, ka deklaruar Kodraliu për RTK-në.

Your browser does not support the video tag.

Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë

Hetimet, sipas Prokurorisë, kanë përfshirë dyshime për sigurimin e dokumenteve zyrtare dhe informacioneve konfidenciale. Në fokus kanë qenë të dhëna për institucionet e sigurisë, zyrtarë të Policisë Speciale, ish-eprorë të UÇK-së dhe aktorë politikë.

Prokuroria ka theksuar rëndësinë e pozitave që disa prej personave nën hetim kanë mbajtur në institucionet e Kosovës.

“Ne jemi shumë të kujdesshëm në ruajtjen e sigurisë kombëtare, për shkak edhe të pozitave që këta persona kanë mbajtur. Njëri ka qenë toger me gradë në Policinë e Kosovës në pikën kufitare në Kamenicë dhe tjetri ka qenë zyrtar i inteligjencës së policisë në veri të Mitrovicës”, ka deklaruar prokurori Kodraliu.

Këto deklarata vijnë pak ditë pas arrestimit të Fehim Salit, rasti i të cilit sipas Prokurorisë është një tjetër hallkë në hetimet për aktivitetin e dyshuar të BIA-s në Kosovë.

Sali u arrestua më 13 gusht në pikën kufitare në Merdar, nën dyshimin për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimin inteligjent serb. Gjykata Themelore në Prishtinë më pas i caktoi paraburgim prej 30 ditësh.

Prokurori Kodraliu ka bërë të ditur se provat e siguruara në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë Kosovare për Inteligjencë kanë krijuar dyshim të bazuar se Sali ishte rekrutuar nga BIA, konkretisht nga zyrtari i saj, Zhelimir Matoviq.

Sipas prokurorit, vetë i dyshuari ka deklaruar se ishte rekrutuar dhe se kishte pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s.

“I pandehuri edhe vetë deklaroi se ka qenë i rekrutuar dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s”, ka thënë Kodraliu.

Arrestohet një person, shtetas i Kosovës – dyshohet për spiunazh

Në kuadër të hetimeve ndaj Salit, autoritetet kanë kryer edhe bastisje në pronën e tij, ku janë sekuestruar telefona dhe para, të cilat Prokuroria dyshon se lidhen me veprimtarinë e kundërligjshme.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Prokuroria dhe dosjes së rastit, Sali dyshohet se i ka ofruar BIA-s informacione për situatën politike në Kosovë, ndërsa dyshohet edhe se ka fotografuar dhe identifikuar zyrtarë të AKI-së. Po ashtu, pretendohet se ka ofruar informacione për persona të caktuar dhe ka propozuar disa prej tyre si objektiva të mundshëm për kontaktim ose rekrutim nga BIA.

Rasti i Salit i shtohet një serie hetimesh dhe procedurash penale që gjatë vitit 2025 prekën disa persona të dyshuar për bashkëpunim me BIA-n serbe.

Sipas një përmbledhjeje të mëhershme të Prokurorisë Speciale, gjatë vitit 2025 ishin arrestuar katër persona për spiunazh dhe ndaj tyre ishte caktuar paraburgimi.

Në atë periudhë, Prokuroria kishte ngritur katër aktakuza ndaj pesë personave për veprën penale “Spiunazh”.

Në mesin e rasteve ishin Fatmir Sheholli, Jelena Gjukanoviq, Bojan Jevtiq dhe Hysri Selimi, ndërsa në një aktakuzë të dhjetorit ishte përfshirë edhe Jovan Viqentijeviq, i dyshuar për sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.

Nga arrestimet te aktakuzat – si u godit rrjeti i spiunazhit të lidhur me BIA-n serbe në Kosovë gjatë vitit 2025

Lidhur me rastin e sulmit terrorist në Ibër-Lepenc, Kodraliut ka theksuar se i dyshuari kryesor në këtë rast ka pasur lidhje me BIA-n.

Prokuroria thotë se për këtë rast janë siguruar prova shkencore, të dhëna për hyrje-daljet në Serbi, komunikime telefonike me zyrtarë të BIA-s dhe materiale të tjera që janë duke u analizuar.

Një nga rastet e përmendura nga Prokuroria është edhe ai i Fatmir Shehollit, i cili u arrestua në tetor të vitit 2025. Sipas dosjes së Prokurorisë, ai dyshohet se ka mbledhur informacione dhe ia ka përcjellë ato BIA-s përmes komunikimeve telefonike.

Sipas prokurorit Kodraliu, Sheholli dyshohet se u ka ofruar ndihmë dhe informacione strukturave të BIA-s, përfshirë zyrtarin e saj, Bojan Dimiq.

Prokuroria Speciale tashmë ka bërë të ditur se nuk mund të japë detaje për rastet që janë ende në hetim, por ka riafirmuar angazhimin për ndjekjen e veprave të spiunazhit dhe sjelljen para drejtësisë të personave që dyshohen për këto aktivitete. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

You Might Also Like

Rreth 30 mijë euro u gjetën brenda një veture në afërsi të liqenit të Vërmicës, rasti po hetohet
Kadrijaj thotë se nëse Kurti vazhdon kështu, protestat do të jenë edhe më masive
Hoxhaj me mesazh për Kurtin para Qeverisë
MPB: Mos i hapni mesazhet e rrejshme për kinse gjoba në trafik
Burri në Hajvali dyshohet se shtyu gruan, duke e hedh shkallëve – lirohet në procedurë të rregullt

LEXO GJITHASHTU

Pamje, stuhi të fuqishme godasin Gjermaninë – një grua humb jetën pasi e zë pema
Pamje, stuhi të fuqishme godasin Gjermaninë – një grua humb jetën pasi e zë pema
Lajme
Droni rrëzohet në Rumani gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës
Droni rrëzohet në Rumani gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës
Lajme
“Shqipëria është magjike”, Richard Grenell mbyll pushimet në Vlorë
“Shqipëria është magjike”, Richard Grenell mbyll pushimet në Vlorë
Lajme
Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin
Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin
Lajme
AKB: Dje humbëm mundësinë për të prodhuar energji, sot po shesim lëndën e parë
AKB: Dje humbëm mundësinë për të prodhuar energji, sot po shesim lëndën e parë
Lajme

You Might Also Like

Rrihen mes vete dy persona në Stacionin e Autobusëve, dërgohen në mbajtje
TOP Momenti

Rrihen mes vete dy persona në Stacionin e Autobusëve, dërgohen në mbajtje

August 20, 2026
Pesë vatra zjarri aktive në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

Pesë vatra zjarri aktive në Maqedoninë e Veriut

August 20, 2026
Në kampusin e UBT-së promovohet libri “Religjioni dhe mjekësia” i Prof. Dr. Halil Krasniqit
TOP Momenti

Në kampusin e UBT-së promovohet libri “Religjioni dhe mjekësia” i Prof. Dr. Halil Krasniqit

August 20, 2026
Sulm ndaj bashkëshortes, lëndohet edhe vajza – arrestohet 55-vjeçari nga Ferizaj
TOP Momenti

Sulm ndaj bashkëshortes, lëndohet edhe vajza – arrestohet 55-vjeçari nga Ferizaj

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?