By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Edhe në ilegalitet, edhe në ish-UDB – Prapashtica: Ishte përparësi t’i shërbeja interesave të vendit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Edhe në ilegalitet, edhe në ish-UDB – Prapashtica: Ishte përparësi t’i shërbeja interesave të vendit
Lajme

Edhe në ilegalitet, edhe në ish-UDB – Prapashtica: Ishte përparësi t’i shërbeja interesave të vendit

Momenti
Published: August 10, 2026

Abdullah Prapashtica, një nga figurat e hershme të organizimit politik shqiptar në Kosovë, ka rrëfyer në emisionin “Dosjet” të Ermal Pandurit për rrethanat që, sipas tij, çuan në angazhimin e tij politik dhe në krijimin e një organizimi të ri në vitet ’70.

Prapashtica ka thënë se rrethanat historike të asaj kohe ndikuan në vendimin e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij për t’u organizuar politikisht.

“Mendoj që rrethanat historike të cilat mbretëronin atëherë ishin ato që diktuan kursin të cilin unë e mora bashkë me shokët e mi. Kosova doli nga ajo errësira e kohës së Rankoviqit dhe filloi të bëjë një hap më përpara, mirëpo pozita politike e popullit shqiptar në Jugosllavi dhe Kosovës ishte tepër e ngushtë për me u zhvillu vendi dhe populli ashtu si duhet. Prandaj, ne morëm vendim që t’i hyjmë organizimit për ta çuar këtë proces më tutje”, ka deklaruar Prapashtica.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka theksuar se angazhimi i tij politik ishte i lidhur kryesisht me çështjen kombëtare dhe jo me ideologjinë.

“Mendoj që kjo politikisht më tepër është në aspektin patriotik, sepse ne jemi lidhur me çështjen kombëtare, jo me çështjen e ideologjisë apo çështje politike. Neve na ka interesuar fati i popullit tonë dhe i vendit tonë”, është shprehur ai.

Prapashtica ka treguar se ishte pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968 dhe se kërkesa për Republikën e Kosovës ishte një nga çështjet që ndikuan në zhvillimet e mëvonshme.

“Në ato demonstrata janë shtruar kërkesat për ndryshimin e pozitës së popullit shqiptar në Jugosllavi dhe mes kërkesave kryesore ka qenë kërkesa për vetëvendosje dhe republikë. Kërkesa të tjera, për universitet, për flamur, u realizuan, ndërsa kërkesa për Republikë mbeti e parealizuar”, ka thënë Prapashtica.

Sipas tij, ai dhe bashkëpunëtorët e tij kishin pritur që çështja e Republikës së Kosovës të trajtohej në Kongresin e 10-të të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, por kjo nuk ndodhi.

“Ne si gjeneratë që kemi marrë pjesë në ato ngjarje, kemi llogaritur që në Kongresin e 10-të të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë ka me u shtru edhe çështja e Republikës së Kosovës. Dhe lëre që nuk u shtrua ajo për zgjedhje, prandaj i kemi hy organizimit”, ka rrëfyer ai.

Duke folur për orientimin marksist-leninist të organizimit, Prapashtica ka shpjeguar se kjo lidhej edhe me rrethanat ndërkombëtare të asaj kohe dhe me faktin se Shqipëria ishte shtet socialist.

“Duke e pasur parasysh edhe vendi, shteti amë i yni, Shqipëria, ka qenë socialist, ne jemi përcaktuar për atë vijë”, ka deklaruar ai.

Prapashtica ka treguar se në vitin 1975, së bashku me bashkëpunëtorë të tij, atëherë studentë të Fakultetit Juridik, vendosën të fillonin krijimin e bërthamës së parë të organizimit.

“Ka qenë iniciativë e shokut tim të fëmijërisë, Rexhep Maqedonci, që ne të lidhemi me grupin revolucionar të Kadri Osmanit. Ka qenë një grup të cilin e ka themeluar Kadri Osmani, Binak Ulaj dhe Xhafer Shatri, por unë kam qenë atëherë vetëm më i përgatitur nga aspekti konspirativ dhe e kam ditur që ne aty mundemi me u zbulu dhe na shkon mundimi kot. Prandaj kemi vendosur me shku në një organizim krejtësisht të ri”, ka rrëfyer Prapashtica.

source

You Might Also Like

Përplasja Hoxha- Gjuriq për Ujmanin, inkuadrohet Edi Rama: Ibri do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo sipas folklorit
Menduh Thaçi akuzon rëndë Ali Ahmetin: Njeri i pabesë, instrument i sllavëve
S’ka vazhdim të seancës konstituive, Kuvendi edhe nesër e pasnesër pret bashkatdhetarë
Policia në Shtime shpëton një 72-vjeçar që kishte rënë aksidentalisht në bunar 
Suedia thotë se ka parandaluar një operacion të inteligjencës ruse

LEXO GJITHASHTU

Araujo zyrtarizohet te Lievrpooli
Araujo zyrtarizohet te Lievrpooli
TOP Momenti
Senatorja amerikane viziton Kosovën, pritet në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë
Senatorja amerikane viziton Kosovën, pritet në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë
TOP Momenti
Kaçaniku nderon dëshmorët dhe kujton sakrificën për lirinë e Kosovës
Kaçaniku nderon dëshmorët dhe kujton sakrificën për lirinë e Kosovës
TOP Momenti
Veturat koreane na prishën tregun: Kush po e dëmton konkurrencën?
Veturat koreane na prishën tregun: Kush po e dëmton konkurrencën?
TOP Momenti
Supremja refuzon kërkesën e LVV-së për pezullimin e çmimit të ri të biletave në Prishtinë
Supremja refuzon kërkesën e LVV-së për pezullimin e çmimit të ri të biletave në Prishtinë
TOP Momenti

You Might Also Like

Po e ndjekim virusin Ebola – është përpara nesh, paralajmëron OBSH-ja
Lajme

Po e ndjekim virusin Ebola – është përpara nesh, paralajmëron OBSH-ja

August 10, 2026
Gjykata ruse ndalon partinë liberale kundër luftës të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare
Lajme

Gjykata ruse ndalon partinë liberale kundër luftës të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare

August 10, 2026
Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira
Lajme

Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira

August 10, 2026
Menduh Thaçi rrëfen momentin e rëndë të vitit 2001: Policia më kidnapoi vëllain dhe dy nipat e mitur, e rrethova stacionin i armatosur
Lajme

Menduh Thaçi rrëfen momentin e rëndë të vitit 2001: Policia më kidnapoi vëllain dhe dy nipat e mitur, e rrethova stacionin i armatosur

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?