By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hedhja e vezëve ndaj Kurti, lajm edhe në mediat botërore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hedhja e vezëve ndaj Kurti, lajm edhe në mediat botërore
TOP Momenti

Hedhja e vezëve ndaj Kurti, lajm edhe në mediat botërore

Momenti
Published: August 8, 2026

Incidenti i së shtunës në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave të njohura ndërkombëtare.

Pamjet nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës janë publikuar nga disa prej mediave dhe agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, duke e bërë incidentin një nga momentet më të komentuar të zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Your browser does not support the video tag.

Agjencia “Associated Press” publikoi videon me titull “Ligjvënësja opozitare hedh vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në seancën parlamentare”.

Agjencia “Reuters” u ofroi mediave fotografi dhe video, ndërsa “The Guardian” publikoi videon duke e titulluar “Ligjvënësja kosovare i hedh vezë kryeministrit”.

Kurti: Nëse hedhja me vezë është çmimi që duhet ta paguaj për t’u takuar e bashkëbiseduar jam i lumtur ta bëj këtë

Këtë incident në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës e publikuan edhe portali i BBC-së dhe “Skynews”.

Ndërkaq, hedhja e vezëve ndodhi në një moment tensioni gjatë seancës, pasi kryeministri në detyrë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kërkoi më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, duke argumentuar se dialogu mes partive mund të shmangë zgjedhjet e reja.

Pas incidentit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi ndërhyrjen e sigurimit, ndërsa zhvillimet në Kuvend u shoqëruan me përplasje dhe akuza mes pozitës dhe opozitës.

Pasqyrimi i këtij incidenti nga mediat ndërkombëtare vjen në një kohë kur Kosova po përballet me një ngërç të zgjatur politik dhe institucional. /Telegrafi/

You Might Also Like

Vazhdon puna në terren për dyshimet për varrezën e tretë masive në Zubin Potok
Rendimente të larta nga aronia, fermeri nga Gjakova synon edhe përpunimin
Peci: Karma e pretenduar nuk ekziston, ndaq gjuni me ujë e ndaq me vo, institucionet duhet me u ba
Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, i merret shtetësia e Kosovës
Vritet me armë 20-vjeçari në Korçë, dyshohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura

LEXO GJITHASHTU

“Rrobat lahen, po turpi, a mund të lahet dot?, deputetja e VV-së reagon ndaj Kadrijajt
“Rrobat lahen, po turpi, a mund të lahet dot?, deputetja e VV-së reagon ndaj Kadrijajt
TOP Momenti
Panairi i Librit në Ferizaj, autorët kërkojnë më shumë lexues dhe aktivitete
Panairi i Librit në Ferizaj, autorët kërkojnë më shumë lexues dhe aktivitete
TOP Momenti
Zjarri në Malin e Krujës del jashtë kontrollit, flakët zbresin drejt zonave të banuara
Zjarri në Malin e Krujës del jashtë kontrollit, flakët zbresin drejt zonave të banuara
TOP Momenti
Ministri Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies së qëllimshme
Ministri Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies së qëllimshme
TOP Momenti
Pacolli për opozitën: Të shkretët e gjuajnë me vezë Kurtin, i cili e çliroi veriun nga bandat e dirigjuara nga Beogradi
Pacolli për opozitën: Të shkretët e gjuajnë me vezë Kurtin, i cili e çliroi veriun nga bandat e dirigjuara nga Beogradi
TOP Momenti

You Might Also Like

Komuna kërkon ndihmën e Ministrisë, kryeqyteti hap konkurs për edukatore
TOP Momenti

Komuna kërkon ndihmën e Ministrisë, kryeqyteti hap konkurs për edukatore

August 8, 2026
“Ka shkelje flagrante të ligjit”, punëtorët në KEK në hall me kushtet e punës
TOP Momenti

“Ka shkelje flagrante të ligjit”, punëtorët në KEK në hall me kushtet e punës

August 8, 2026
“Science”: Pse ekspertët rekomandojnë konsumimin e qiqrave për të lehtësuar dhimbjet e shpinës?
TOP Momenti

“Science”: Pse ekspertët rekomandojnë konsumimin e qiqrave për të lehtësuar dhimbjet e shpinës?

August 8, 2026
Pa xhaketë e me pantallona të përlyera me vezë, Kurti ripërsërit rëndësinë e marrëveshjes politike
TOP Momenti

Pa xhaketë e me pantallona të përlyera me vezë, Kurti ripërsërit rëndësinë e marrëveshjes politike

August 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?