By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Science”: Pse ekspertët rekomandojnë konsumimin e qiqrave për të lehtësuar dhimbjet e shpinës?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Science”: Pse ekspertët rekomandojnë konsumimin e qiqrave për të lehtësuar dhimbjet e shpinës?
TOP Momenti

“Science”: Pse ekspertët rekomandojnë konsumimin e qiqrave për të lehtësuar dhimbjet e shpinës?

Momenti
Published: August 8, 2026









Personat që vuajnë nga dhimbjet e shpinës duhet të përfshijnë më shumë qiqra në regjimin ushqimor, pasi ato janë të pasura me proteina bimore, fibra dhe minerale të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe muskujve, sipas “Science”.

Your browser does not support the video tag.


Qiqrat përmbajnë proteina që ndihmojnë në mirëmbajtjen e masës muskulore, si dhe magnez, kalcium dhe fosfor – minerale të domosdoshme për forcimin e kockave dhe funksionimin normal të muskujve.


Përmbajtja e lartë e fibrave ndihmon gjithashtu në shëndetin e zorrëve dhe në mbajtjen nën kontroll të proceseve inflamatore, kur konsumohen si pjesë e një diete të ekuilibruar.


Studimi, i kryer nga studiues të Universitetit të Miçiganit në SHBA, analizoi të dhënat e 4 123 pjesëmarrësve.


Studiuesit zbuluan se personat me cilësi më të mirë të dietës, kishin 24% më pak gjasa të raportonin dhimbje kronike të shtyllës kurrizore.


Në të kundërt, konsumimi i lartë i sheqernave të shtuara lidhej me një rrezik më të madh për dhimbje kronike të shpinës.


Një tjetër studim, i publikuar në revistën “The Journal of Pain”, krahasoi 53 pacientë me dhimbje kronike të mesit me 53 persona të shëndetshëm.


Studiuesit konstatuan se pacientët me dhimbje kishin dietë më të varfër, konsumonin më pak proteina, fibra, magnez dhe acide yndyrore omega-3, ndërsa dieta e tyre ishte më pro-inflamatore – faktorë që mund të ndikojnë në intensitetin e dhimbjes.


Ekspertët theksojnë se, edhe pse qiqrat janë një zgjedhje shumë e shëndetshme, ato duhet të jenë pjesë e një diete të larmishme dhe të shoqërohen me aktivitet fizik, mbajtje të qëndrimit korrekt të trupit dhe trajtim mjekësor kur dhimbja e shpinës është e vazhdueshme ose e fortë.


Edhe “Qendra Kombëtare Amerikane për Shëndetin Plotësues dhe Integrues (NCCIH)”, thekson se ushqyerja e shëndetshme është vetëm një pjesë e menaxhimit të dhimbjeve të shpinës, krahas ushtrimeve fizike dhe trajtimeve të tjera të rekomanduara nga mjeku. /atsh


source

You Might Also Like

“Deklarata juaj anti-Kosovë në Beograd, shpërfaq profesionin tënd para se të bëheshe president”, OVL e UÇK-së i reagon Zelenskyt
Kosova shënon fitore ndaj Britanisë së Madhe në hendboll
Vazhdon puna në terren për dyshimet për varrezën e tretë masive në Zubin Potok
Rendimente të larta nga aronia, fermeri nga Gjakova synon edhe përpunimin
Peci: Karma e pretenduar nuk ekziston, ndaq gjuni me ujë e ndaq me vo, institucionet duhet me u ba

LEXO GJITHASHTU

Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, i merret shtetësia e Kosovës
Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, i merret shtetësia e Kosovës
TOP Momenti
Vritet me armë 20-vjeçari në Korçë, dyshohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura
Vritet me armë 20-vjeçari në Korçë, dyshohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura
TOP Momenti
“Rrobat lahen, po turpi, a mund të lahet dot?, deputetja e VV-së reagon ndaj Kadrijajt
“Rrobat lahen, po turpi, a mund të lahet dot?, deputetja e VV-së reagon ndaj Kadrijajt
TOP Momenti
Panairi i Librit në Ferizaj, autorët kërkojnë më shumë lexues dhe aktivitete
Panairi i Librit në Ferizaj, autorët kërkojnë më shumë lexues dhe aktivitete
TOP Momenti
Zjarri në Malin e Krujës del jashtë kontrollit, flakët zbresin drejt zonave të banuara
Zjarri në Malin e Krujës del jashtë kontrollit, flakët zbresin drejt zonave të banuara
TOP Momenti

You Might Also Like

Ministri Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies së qëllimshme
TOP Momenti

Ministri Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies së qëllimshme

August 8, 2026
Pacolli për opozitën: Të shkretët e gjuajnë me vezë Kurtin, i cili e çliroi veriun nga bandat e dirigjuara nga Beogradi
TOP Momenti

Pacolli për opozitën: Të shkretët e gjuajnë me vezë Kurtin, i cili e çliroi veriun nga bandat e dirigjuara nga Beogradi

August 8, 2026
Komuna kërkon ndihmën e Ministrisë, kryeqyteti hap konkurs për edukatore
TOP Momenti

Komuna kërkon ndihmën e Ministrisë, kryeqyteti hap konkurs për edukatore

August 8, 2026
“Ka shkelje flagrante të ligjit”, punëtorët në KEK në hall me kushtet e punës
TOP Momenti

“Ka shkelje flagrante të ligjit”, punëtorët në KEK në hall me kushtet e punës

August 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?