By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosova emëron për herë të parë një grua atashe të Mbrojtjes në Shqipëri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova emëron për herë të parë një grua atashe të Mbrojtjes në Shqipëri
TOP Momenti

Kosova emëron për herë të parë një grua atashe të Mbrojtjes në Shqipëri

Momenti
Published: June 29, 2026

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka pranuar zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, me seli në Tiranë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, Osaj është gruaja e parë që emërohet në këtë pozitë në Shqipëri.

Your browser does not support the video tag.

“Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm institucional, pasi nënkolonele Fatbardha Osaj është gruaja e parë që emërohet në detyrën e atasheut të Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, duke dëshmuar përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për promovimin e profesionalizmit, meritokracisë dhe barazisë në përfaqësimin ndërkombëtar” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas Rregullores për atashetë e Mbrojtjes, atasheu i Mbrojtjes është përgjegjës për bashkërendimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake në shtetin ku është emëruar.

Rregullorja përcakton se atasheu i Mbrojtjes gëzon imunitet diplomatik, realizon ekuivalencën dhe privilegjet e gradës diplomatike të Ministrit Këshilltar, zhvillon karrierën ushtarake sipas legjislacionit në fuqi dhe është në vartësi organizative të shefit të misionit diplomatik, ndërsa për çështje operacionale, administrative, financiare dhe ushtarake i përgjigjet Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, rregullorja parasheh se atasheu i Mbrojtjes mund të ketë staf civil mbështetës lokal, me autorizim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas procedurave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Emërimi i Osajt vjen në kuadër të përfaqësimit të Kosovës në misionet diplomatike dhe forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Shqipërinë.

You Might Also Like

Bekim Hoxha transferohet përkohësisht në Agjencinë Pyjore të Kosovës
BDI: Konkursi i Shkollës së Policisë po dëshmon se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet e rendit dhe sigurisë
Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për grabitje në Prishtinë
Mbi 12 mijë aksidente në shtatë muaj në Kosovë, shpejtësia shkaktare në deri 95% të rasteve
Parandalohet ngjarja kriminale në Golem! U nis me automatik për të vrarë katër personat që ia rrahën nipin, arrestohet 47-vjeçari

LEXO GJITHASHTU

Ardian Gjini paralajmëron intenstifikim të veprimeve deri në greva e protesta nëse nuk krijohen institucionet
Ardian Gjini paralajmëron intenstifikim të veprimeve deri në greva e protesta nëse nuk krijohen institucionet
Lajme
Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut
Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut
Lajme
Bashkia e Tiranës pa ‘kokë’, kryetari në qeli, Ristani pa kompetenca dhe asnjë pasues i caktuar
Bashkia e Tiranës pa ‘kokë’, kryetari në qeli, Ristani pa kompetenca dhe asnjë pasues i caktuar
TOP Momenti
Tërnava: Të ndalen përpjekjet për njollosjen e Islamit dhe institucioneve islame
Tërnava: Të ndalen përpjekjet për njollosjen e Islamit dhe institucioneve islame
TOP Momenti
Imami kosovar në prag të 1 shtatorit: Shamia në shkolla duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë
Imami kosovar në prag të 1 shtatorit: Shamia në shkolla duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë
Lajme

You Might Also Like

Të mirat e pirjes së ujit me stomakun bosh
TOP Momenti

Të mirat e pirjes së ujit me stomakun bosh

August 29, 2026
Ramadani: Qeveria bleu barna në Serbi edhe pas sulmit në Banjskë
TOP Momenti

Ramadani: Qeveria bleu barna në Serbi edhe pas sulmit në Banjskë

August 29, 2026
“Miliona për mallra serbe”, Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës
TOP Momenti

“Miliona për mallra serbe”, Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës

August 29, 2026
BDI: VLEN vazhdon bashkëqeverisjen me ata që e glorifikojnë Ratko Mlladiqin
TOP Momenti

BDI: VLEN vazhdon bashkëqeverisjen me ata që e glorifikojnë Ratko Mlladiqin

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?