By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tërnava: Të ndalen përpjekjet për njollosjen e Islamit dhe institucioneve islame
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tërnava: Të ndalen përpjekjet për njollosjen e Islamit dhe institucioneve islame
TOP Momenti

Tërnava: Të ndalen përpjekjet për njollosjen e Islamit dhe institucioneve islame

Momenti
Published: August 29, 2026

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava ka reaguar lidhur me dokumentin e cilësuar në publik si “Top Secret” dhe pretendimet që janë paraqitur së fundmi në lidhje me të.

Në një deklaratë publike, Tërnava ka kërkuar nga institucionet kompetente, Prokuroria Speciale dhe organet profesionale që çdo pretendim rreth këtij dokumenti të verifikohet në mënyrë të plotë dhe institucionale.

Sipas tij, nëse dokumenti ekziston dhe është autentik, duhet të bëhet e qartë se kush e ka hartuar, nga cili burim ka ardhur, për çfarë qëllimi është përgatitur dhe në çfarë rrethanash është përdorur.

Your browser does not support the video tag.

Tërnava i ka cilësuar si “jashtëzakonisht të rënda” pretendimet e bëra publike, sipas të cilave Bashkësia Islame e Kosovës paraqitet si institucion nën ndikimin ose kontrollin e shërbimeve të sigurisë së shtetit serb, ndërsa xhamitë dhe medresetë pretendohet se janë ndërtuar apo financuar nga Serbia.

Ai ka kërkuar që këto pretendime të mos trajtohen si të vërteta të mirëqena, por t’u nënshtrohen verifikimeve mbi bazën e fakteve dhe provave.

Myftiu i Kosovës ka kërkuar gjithashtu të sqarohet nëse ky dokument apo materiale të ngjashme janë përdorur ndër vite si bazë për akuza, fushata apo veprime kundër BIK-ut, institucioneve të saj, xhamive, medreseve, imamëve dhe udhëheqësve të saj.

“Ne kërkojmë vetëm që përballë nesh të qëndrojnë faktet dhe provat dhe që i njëjti standard të zbatohet për të gjithë”, ka thënë Tërnava.

Ai ka theksuar se BIK-u nuk kërkon përplasje politike, fetare apo shoqërore, por që çështja të trajtohet përmes institucioneve të drejtësisë dhe procedurave ligjore.

Në fund, Tërnava u ka bërë thirrje institucioneve që të zbardhin autorësinë, origjinën, autenticitetin dhe mënyrën e përdorimit të dokumentit, duke kërkuar që “faktet të ndahen nga pretendimet” dhe drejtësia të bëjë punën e saj./teve1.info/

source

You Might Also Like

Edhe Vitia nis “Orën e Pritjes” për çlirimtarët
Mucunski: Maqedonia synon më shumë turistë dhe investime nga Izraeli
​Shqipëri, 34 vatra zjarri – nuk rrezikohen zonat e banuara
Simeone merr vendimin për Alvarezin, sulmuesi mbetet jashtë skuadrës ndaj Sevillas
Fajde në Prishtinë – kishte marr hua 18 mijë euro, për kthimin e borxhit ia kërkuan 30 mijë

LEXO GJITHASHTU

Gjendet një foshnjë e pa jetë në Mitrovicë, nisin hetimet mbi vdekjen
Gjendet një foshnjë e pa jetë në Mitrovicë, nisin hetimet mbi vdekjen
Lajme
Ndalohen punimet në 7 gurthyes, tre të tjerë gjobiten me 7 mijë euro
Ndalohen punimet në 7 gurthyes, tre të tjerë gjobiten me 7 mijë euro
TOP Momenti
​Parqet e Prishtinës – hapësira të çmuara për qytetarët, por me probleme që kërkojnë zgjidhje
​Parqet e Prishtinës – hapësira të çmuara për qytetarët, por me probleme që kërkojnë zgjidhje
TOP Momenti
Kurti në Prishtinë takon udhëheqësit e Luginës dhe Sanxhakut, akuzon Vuçiqin për diskriminim të shqiptarëve
Kurti në Prishtinë takon udhëheqësit e Luginës dhe Sanxhakut, akuzon Vuçiqin për diskriminim të shqiptarëve
TOP Momenti
Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën: Prani e dukshme dhe forca të gatshme për reagim në veri
Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën: Prani e dukshme dhe forca të gatshme për reagim në veri
TOP Momenti

You Might Also Like

Bekim Hoxha transferohet përkohësisht në Agjencinë Pyjore të Kosovës
TOP Momenti

Bekim Hoxha transferohet përkohësisht në Agjencinë Pyjore të Kosovës

August 29, 2026
BDI: Konkursi i Shkollës së Policisë po dëshmon se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet e rendit dhe sigurisë
TOP Momenti

BDI: Konkursi i Shkollës së Policisë po dëshmon se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet e rendit dhe sigurisë

August 29, 2026
Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për grabitje në Prishtinë
TOP Momenti

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për grabitje në Prishtinë

August 29, 2026
Mbi 12 mijë aksidente në shtatë muaj në Kosovë, shpejtësia shkaktare në deri 95% të rasteve
TOP Momenti

Mbi 12 mijë aksidente në shtatë muaj në Kosovë, shpejtësia shkaktare në deri 95% të rasteve

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?