By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bashkia e Tiranës pa ‘kokë’, kryetari në qeli, Ristani pa kompetenca dhe asnjë pasues i caktuar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bashkia e Tiranës pa ‘kokë’, kryetari në qeli, Ristani pa kompetenca dhe asnjë pasues i caktuar
TOP Momenti

Bashkia e Tiranës pa ‘kokë’, kryetari në qeli, Ristani pa kompetenca dhe asnjë pasues i caktuar

Momenti
Published: August 29, 2026

Bashkia e Tiranës ka juridikisht kryetar Erion Veliajn, por praktikisht ka mbetur pa një drejtues të identifikuar të administratës.

Veliaj ndodhet në qeli, ndërsa Anuela Ristanit i janë hequr kompetencat me të cilat drejtonte Bashkinë prej shkurtit të vitit 2025. Urdhri i dhënë nga Veliaj hyn në fuqi menjëherë, por nuk cakton askënd në vendin e saj.

Your browser does not support the video tag.

Erion Veliaj është kryetar në letër, por ndodhet në qeli në pamundësi për të drejtuar efektivisht administratën e bashkisë më të madhe në vend. Për pasojë, Bashkia e Tiranës ka mbetur pa një kokë të përcaktuar për drejtimin e punëve të përditshme.

Dokumenti i firmosur nga Veliaj shfuqizon urdhrin e 14 shkurtit te vitit 2025 firmosur prej tij dhe përcakton se Ristani nuk ushtron më kompetencat e deleguara të kryetarit. Kjo do të thotë se drejtorët dhe strukturat e Bashkisë mund të vazhdojnë punën dhe të firmosin vetëm brenda kompetencave që kanë vetë ose që u janë deleguar më parë.

Ndërsa, aktet që kërkojnë autoritetin e kryetarit mund të firmosen nga Veliaj ose nga një person i autorizuar prej tij me një delegim të vlefshëm. Por, urdhri i fundit nuk identifikon një person të tillë. Nuk tregon kush koordinon drejtorët, kujt i raportojnë ata dhe kush merr vendimet që deri tani kalonin përmes Ristanit.

Ligjërisht, përgjegjësia për drejtimin e organit ekzekutiv vazhdon t’i përkasë kryetarit të zgjedhur, Erion Veliajt, por nga burgu ai nuk ka mundësi të qartësojë zinxhirin komandës mbetet i paqartë. Duke ngritur një pikëpyetje serioze se kush e qeveris sot Tiranen.

Raportohet se Veliaj shkarkoi Anuela Ristanin. Por dokumenti firmosur prej tij nuk e shkarkon shprehimisht nga posti i nënkryetares.

Ai e largon nga drejtimi i komanduar i Bashkisë, duke i hequr kompetencat e kryetarit. Bashkia e Tiranës, sipas vendimit të gjykatës kushtetuese e ka një kryetar dhe ai është Erion Veliaj, por ai ndodhet në paraburgim dhe de fakto bashkia nuk e ka mbi kokë të zgjedhurin me votë që ka përgjegjësinë t’i japë përgjigje punëve të përditshme të këtij institucioni.

Bashkia e Tiranës është më e madhja në vend, duke e bërë në këtë mënyrë situatën shumë të vështirë në një kohë që ekziston ajo që mund të quhet ushtria e administratës bashkiake por asnjë prej tyre nuk ka përgjegjësinë ligjore që të jep zgjedhja me votë për të komanduar dhe drejtuar punët e përditshme të bashkisë. /Tch/

You Might Also Like

Edhe Vitia nis “Orën e Pritjes” për çlirimtarët
Mucunski: Maqedonia synon më shumë turistë dhe investime nga Izraeli
​Shqipëri, 34 vatra zjarri – nuk rrezikohen zonat e banuara
Simeone merr vendimin për Alvarezin, sulmuesi mbetet jashtë skuadrës ndaj Sevillas
Fajde në Prishtinë – kishte marr hua 18 mijë euro, për kthimin e borxhit ia kërkuan 30 mijë

LEXO GJITHASHTU

Gjendet një foshnjë e pa jetë në Mitrovicë, nisin hetimet mbi vdekjen
Gjendet një foshnjë e pa jetë në Mitrovicë, nisin hetimet mbi vdekjen
Lajme
Ndalohen punimet në 7 gurthyes, tre të tjerë gjobiten me 7 mijë euro
Ndalohen punimet në 7 gurthyes, tre të tjerë gjobiten me 7 mijë euro
TOP Momenti
​Parqet e Prishtinës – hapësira të çmuara për qytetarët, por me probleme që kërkojnë zgjidhje
​Parqet e Prishtinës – hapësira të çmuara për qytetarët, por me probleme që kërkojnë zgjidhje
TOP Momenti
Kurti në Prishtinë takon udhëheqësit e Luginës dhe Sanxhakut, akuzon Vuçiqin për diskriminim të shqiptarëve
Kurti në Prishtinë takon udhëheqësit e Luginës dhe Sanxhakut, akuzon Vuçiqin për diskriminim të shqiptarëve
TOP Momenti
Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën: Prani e dukshme dhe forca të gatshme për reagim në veri
Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën: Prani e dukshme dhe forca të gatshme për reagim në veri
TOP Momenti

You Might Also Like

Bekim Hoxha transferohet përkohësisht në Agjencinë Pyjore të Kosovës
TOP Momenti

Bekim Hoxha transferohet përkohësisht në Agjencinë Pyjore të Kosovës

August 29, 2026
BDI: Konkursi i Shkollës së Policisë po dëshmon se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet e rendit dhe sigurisë
TOP Momenti

BDI: Konkursi i Shkollës së Policisë po dëshmon se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet e rendit dhe sigurisë

August 29, 2026
Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për grabitje në Prishtinë
TOP Momenti

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për grabitje në Prishtinë

August 29, 2026
Mbi 12 mijë aksidente në shtatë muaj në Kosovë, shpejtësia shkaktare në deri 95% të rasteve
TOP Momenti

Mbi 12 mijë aksidente në shtatë muaj në Kosovë, shpejtësia shkaktare në deri 95% të rasteve

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?