By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BDI: Konkursi i Shkollës së Policisë po dëshmon se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet e rendit dhe sigurisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BDI: Konkursi i Shkollës së Policisë po dëshmon se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet e rendit dhe sigurisë
TOP Momenti

BDI: Konkursi i Shkollës së Policisë po dëshmon se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet e rendit dhe sigurisë

Momenti
Published: August 29, 2026

“Të dhënat nga konkursi i fundit për pranimin në Shkollën e Mesme të Policisë janë alarmante dhe dëshmojnë për një përjashtim sistematik të shqiptarëve nga strukturat e rendit dhe sigurisë. Nga gjithsej 310 kandidatë të pranuar, shqiptarët, turqit, romët, serbët dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera joshumicë janë vetëm 11, ndërsa shqiptarët përbëjnë më pak se 3 për qind. Kjo nuk është përfaqësim i drejtë dhe adekuat, por një shpërfytyrim i strukturës reale të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, kështu reagojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Sipas tyre ky konkurs nuk është rast i izoluar. Ai është vetëm një tjetër dëshmi e një politike që po i përjashton shqiptarët nga institucionet e shtetit, veçanërisht nga organet e rendit dhe sigurisë.

Your browser does not support the video tag.

“Kur një komunitet që përbën një pjesë të konsiderueshme të popullsisë përfaqësohet me përqindje simbolike në polici, atëherë nuk kemi të bëjmë me një dështim të zakonshëm të një konkursi, por me mungesë të mekanizmave dhe vullnetit për të garantuar përfaqësim të drejtë. Më shqetësuese është se ky fenomen po prek edhe komunitetet e tjera joshumicë. Po krijohet një supremaci institucionale që përshkon një mendësi moniste: dikush sillet si zot shtëpie, ndërsa të tjerët trajtohen si qytetarë të rendit të dytë, si qiraxhinj në vendin e tyre. Kjo është e papranueshme në një shtet multietnik dhe paraqet kthim prapa të gjithçkaje që është ndërtuar ndër vite përmes Marrëveshjes së Ohrit dhe reformimit të institucioneve”, thonë nga BDI.

BDI kërkon që ky konkurs të anulohet menjëherë dhe të përsëritet mbi kritere që garantojnë përfaqësim real dhe adekuat të të gjitha komuniteteve.

“Përgjegjësia politike për këtë situatë duhet të jetë e menjëhershme. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme duhet të japë dorëheqje, sepse prania formale e një zyrtari në këtë pozitë nuk mund të shërbejë si alibi për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet që duhet t’i përfaqësojnë të gjithë qytetarët. Njëkohësisht, kërkojmë që në strukturat e policisë, rendit dhe sigurisë të vendosen mekanizma të qartë, të matshëm dhe detyrues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, nga rekrutimi deri te pozitat drejtuese. Nuk mund të lejohet që ajo që është ndërtuar me vite të zhbëhet brenda dy vitesh dhe që shqiptarët të reduktohen në dekor institucional, ndërkohë që vendimmarrja dhe strukturat e sigurisë përqendrohen gjithnjë e më shumë në një dorë. Kjo nuk është çështje e një konkursi, as çështje e një individi. Është çështje e barazisë, e karakterit multietnik të shtetit dhe e respektimit të Marrëveshjes së Ohrit. Shqiptarët nuk kërkojnë privilegj, por përfaqësim. Kërkojnë pjesën që u takon sipas strukturës së popullsisë. Çdo gjë tjetër është përjashtim sistematik dhe kthim i rrezikshëm prapa”, thuhet në reagimin e BDI-së.

You Might Also Like

​“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Jemi në falimentim
Laura Fazliu në gjysmëfinale, Zekaj ende lufton për të bronztën
Vjedhin në arkën e kishës mbi 1 mijë euro, policia heton rastin në Bushincë të Novobërdës
Shkon në mbi 600 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal, mijëra ende të zhdukur
Paralajmërimi për ndaljen e grumbullimit të qumështit, SHPQK: Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme për stabilizimin e situatës

LEXO GJITHASHTU

Djali i akuzon imamët se s’pranuan t’ia varrosin nënën me flamur kombëtar, xhamia e fshatit të Tetovës reagon në facebook
Djali i akuzon imamët se s’pranuan t’ia varrosin nënën me flamur kombëtar, xhamia e fshatit të Tetovës reagon në facebook
Lajme
“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator, prezanton aktivitetet në Kosovë
“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator, prezanton aktivitetet në Kosovë
TOP Momenti
“Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike
“Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike
TOP Momenti
Edhe Vitia nis “Orën e Pritjes” për çlirimtarët
Edhe Vitia nis “Orën e Pritjes” për çlirimtarët
TOP Momenti
Mucunski: Maqedonia synon më shumë turistë dhe investime nga Izraeli
Mucunski: Maqedonia synon më shumë turistë dhe investime nga Izraeli
TOP Momenti

You Might Also Like

​Shqipëri, 34 vatra zjarri – nuk rrezikohen zonat e banuara
TOP Momenti

​Shqipëri, 34 vatra zjarri – nuk rrezikohen zonat e banuara

August 29, 2026
Simeone merr vendimin për Alvarezin, sulmuesi mbetet jashtë skuadrës ndaj Sevillas
TOP Momenti

Simeone merr vendimin për Alvarezin, sulmuesi mbetet jashtë skuadrës ndaj Sevillas

August 29, 2026
Fajde në Prishtinë – kishte marr hua 18 mijë euro, për kthimin e borxhit ia kërkuan 30 mijë
TOP Momenti

Fajde në Prishtinë – kishte marr hua 18 mijë euro, për kthimin e borxhit ia kërkuan 30 mijë

August 29, 2026
Ndalohen punimet në 7 gurthyes, tre të tjerë gjobiten me 7 mijë euro
TOP Momenti

Ndalohen punimet në 7 gurthyes, tre të tjerë gjobiten me 7 mijë euro

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?