By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Imami kosovar në prag të 1 shtatorit: Shamia në shkolla duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Imami kosovar në prag të 1 shtatorit: Shamia në shkolla duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë
Lajme

Imami kosovar në prag të 1 shtatorit: Shamia në shkolla duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë

Momenti
Published: August 29, 2026

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, drejtori ekzekutiv i Kosovo Center for Peace, njëkohësisht imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi, u ka bërë thirrje nxënëseve që kanë zgjedhur të mbajnë shaminë që ta bëjnë këtë me krenari edhe në ambientet shkollore.

Me anë të një postimi në Facebook, Maliqi ka deklaruar se mbajtja ose jo e shamisë duhet të jetë zgjedhje e lirë dhe e ndërgjegjshme e secilës vajzë, duke kërkuar që ato të mos përballen me presion, diskriminim, bullizëm apo pengesa në ndjekjen e mësimit.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, shamia që lë fytyrën plotësisht të dukshme nuk pengon procesin arsimor, komunikimin apo identifikimin e nxënëses.

Më poshtë gjeni deklaratën e plotë të tij.

NË MBROJTJE TË DINJITETIT, LIRISË SË BESIMIT DHE SË DREJTËS PËR ARSIMIM

Në prag të fillimit të vitit shkollor 2026/2027, i cili nis më 1 shtator, u drejtohem të gjitha nxënëseve që kanë filluar ta mbajnë shaminë së fundmi (ku fytyra është e dukshme), me vullnetin dhe bindjen e tyre të lirë. Ju inkurajoj ta mbani atë me krenari dhe dinjitet edhe në shkollë, që nga dita e parë e mësimit, duke mbetur të përkushtuara ndaj dijes dhe së ardhmes suaj.

Mbajtja ose mosmbajtja e shamisë duhet të jetë zgjedhje e lirë dhe e ndërgjegjshme e secilës vajzë. Askush nuk duhet ta detyrojë një vajzë ta vendosë atë dhe askush nuk duhet ta pengojë, poshtërojë apo diskriminojë sepse ka zgjedhur ta mbajë me vullnetin e saj.

Shamia që e lë fytyrën plotësisht të dukshme nuk e pengon mësimin, komunikimin, identifikimin apo pjesëmarrjen në procesin arsimor. Rëndësi duhet të ketë çfarë ka nxënësja në kokë, e jo çfarë mban mbi kokë.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton barazinë para ligjit, lirinë e besimit, të ndërgjegjes dhe të fesë, si edhe të drejtën për arsimim. Këto të drejta mbrohen gjithashtu nga Ligji për Arsimin Parauniversitar, Ligji për Mbrojtje nga Diskriminimi, Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që zbatohen drejtpërdrejt në Kosovë.

Ftoj të gjithë prindërit apo kujdestarët e nxënëseve që kanë filluar ta mbajnë shaminë së fundmi, ose që dëshirojnë ta vendosin me fillimin e vitit të ri shkollor, apo me vonë, të më kontaktojnë menjëherë, poqëse ndonjë nxënëse përballet me pengesa, presion, bullizim, pezullim apo largim nga mësimi për shkak të shamisë, do të reagojmë pa vonesë. Do të ndërmarrim menjëherë masat e nevojshme ligjore dhe institucionale, duke ndjekur rrugët juridike në dispozicion dhe duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjet në fuqi. Asnjë nxënëse dhe asnjë familje nuk duhet të përballet e vetme me një padrejtësi të tillë. Si dhe askush nuk do të mund t’ju privoj nga e drejta juaj për të pasur qasje në arsim.

Të gjitha nxënëseve dhe nxënësve u uroj një vit shkollor të mbushur me shëndet, dije dhe suksese. Zoti ua shtoftë diturinë, ua ndriçoftë mendjen dhe ua lehtësoftë rrugën drejt së mirës.

Sinqerisht,

Labinot Maliqi

Drejtor Ekzekutiv

Kosovo Center for Peace.

The post Imami kosovar në prag të 1 shtatorit: Shamia në shkolla duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ardian Gjini paralajmëron intenstifikim të veprimeve deri në greva e protesta nëse nuk krijohen institucionet
Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut
Kreu i BIK-ut kërkon hetime për “Top Sekret 2” që u gjet në telefonin e Shehollit: Të dihet nëse ekziston vërtetë dhe kush e hartoi
Trump e “shkund” tregun e naftës, arrin marrëveshje historike me Venezuelën për mbi 65 miliardë fuçi
Majko: Spajiq të ofrojë prova për deklaratën e “sulmit” ndaj Malit të Zi, në të kundërtën i bie që foli me emocione

LEXO GJITHASHTU

​Shqipëri, 34 vatra zjarri – nuk rrezikohen zonat e banuara
​Shqipëri, 34 vatra zjarri – nuk rrezikohen zonat e banuara
TOP Momenti
Simeone merr vendimin për Alvarezin, sulmuesi mbetet jashtë skuadrës ndaj Sevillas
Simeone merr vendimin për Alvarezin, sulmuesi mbetet jashtë skuadrës ndaj Sevillas
TOP Momenti
Fajde në Prishtinë – kishte marr hua 18 mijë euro, për kthimin e borxhit ia kërkuan 30 mijë
Fajde në Prishtinë – kishte marr hua 18 mijë euro, për kthimin e borxhit ia kërkuan 30 mijë
TOP Momenti
Ndalohen punimet në 7 gurthyes, tre të tjerë gjobiten me 7 mijë euro
Ndalohen punimet në 7 gurthyes, tre të tjerë gjobiten me 7 mijë euro
TOP Momenti
​Parqet e Prishtinës – hapësira të çmuara për qytetarët, por me probleme që kërkojnë zgjidhje
​Parqet e Prishtinës – hapësira të çmuara për qytetarët, por me probleme që kërkojnë zgjidhje
TOP Momenti

You Might Also Like

Mbi 93 mijë persona në nevojë nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet
Lajme

Mbi 93 mijë persona në nevojë nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet

August 29, 2026
Rreth 5 mijë maturantë i nënshtrohen sot Provimit të Maturës
Lajme

Rreth 5 mijë maturantë i nënshtrohen sot Provimit të Maturës

August 29, 2026
Nagavci për ‘Marshin e Lirisë’: Duhet të jemi unikë si shtet
Lajme

Nagavci për ‘Marshin e Lirisë’: Duhet të jemi unikë si shtet

August 29, 2026
Glorifikimi i Mlladiqit, BDI: VLEN-i është bashkëpërgjegjës për partnerët që i mban në pushtet dhe për gjithçka që toleron për hir të karrigeve
Lajme

Glorifikimi i Mlladiqit, BDI: VLEN-i është bashkëpërgjegjës për partnerët që i mban në pushtet dhe për gjithçka që toleron për hir të karrigeve

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?