By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ngritet aktakuzë ndaj një kompanie për mashtrim në tender në Prizren
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ngritet aktakuzë ndaj një kompanie për mashtrim në tender në Prizren
TOP Momenti

Ngritet aktakuzë ndaj një kompanie për mashtrim në tender në Prizren

Momenti
Published: June 2, 2026

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit U.D., dhe personit juridik “M.L.L.C’’për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas aktakuzës, gjatë muajit gusht 2024 në Prizren, i pandehuri U.D., në cilësinë e drejtorit të kompanisë “M.L.L.C.”, gjatë aplikimit në procedurën e prokurimit publik me titull “Sigurimi fizik në objektet e shëndetësisë primare të Komunës së Prizrenit”, në vlerë prej 80,825.60 euro, ka paraqitur dokumentacion të rremë, përkatësisht një faturë në vlerë prej 4,775.00 euro, me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues.

Your browser does not support the video tag.

Siç bëhet e ditur në aktakuzë, dokumentacioni i paraqitur në kuadër të ofertës është verifikuar nga ATK dhe është konstatuar se nuk ishte i deklaruar sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

“Për të njëjtat veprime, aktakuza është ngritur edhe ndaj personit juridik “M.L.L.C”.Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, po ashtu për të pandehurin U.D., prokuori i çështjes ka propozuar dënimin plotësues mosushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, thuhet në aktakuzë. /Telegrafi/

Your browser does not support the video tag.

You Might Also Like

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hapet rruga drejt certifikimit
Të paarritshëm për drejtësinë – të akuzuarit për krime lufte marrin ftesa përmes gazetës zyrtare
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit që përfshiu një ndërtesë në Prishtinë
Një muaj nga hyrja në fuqi, sigurimi i detyrueshëm shëndetësor ende në fazë fillestare
Qytetarët ankohen për trotinetet elektrikë: Po rrezikohet siguria në kryeqytet

You Might Also Like

Konjufca: Kosova e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal
TOP Momenti

Konjufca: Kosova e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal

June 28, 2026
KRU “Prishtina” zbulon dy kyçje ilegale në Veternik, paralajmëron vazhdimin e aksioneve
TOP Momenti

KRU “Prishtina” zbulon dy kyçje ilegale në Veternik, paralajmëron vazhdimin e aksioneve

June 28, 2026
Dita e 28-të, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, protestuesi: Do të krijojmë Kuvend Kombëtar, 500 kandidatë potencialë
TOP Momenti

Dita e 28-të, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, protestuesi: Do të krijojmë Kuvend Kombëtar, 500 kandidatë potencialë

June 27, 2026
Konjufca në Forumin e Dubrovnikut: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik
TOP Momenti

Konjufca në Forumin e Dubrovnikut: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik

June 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?