By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Diplomojnë maturantët e UBT International Smart Schools
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Diplomojnë maturantët e UBT International Smart Schools
TOP Momenti

Diplomojnë maturantët e UBT International Smart Schools

Momenti
Published: May 31, 2026

Në ambientet e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u mbajt ceremonia e diplomimit të maturantëve të UBT International Smart Schools, gjenerata 2026, duke shënuar përmbylljen e një etape të rëndësishme akademike për nxënësit dhe kurorëzimin e viteve të angazhimit, përkushtimit dhe sukseseve të tyre në arsim.

Ceremonia bëri bashkë nxënës, prindër, mësimdhënës, përfaqësues institucionalë dhe mysafirë të shumtë, të cilët festuan së bashku arritjet e gjeneratës së tretë të UBT International Smart Schools.

Your browser does not support the video tag.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i përgëzoi maturantët për suksesin e arritur dhe i inkurajoi që këtë moment ta shohin si fillimin e një rrugëtimi të ri drejt sukseseve të ardhshme.

“Sot nuk po merrni vetëm një diplomë në dorë, por po kurorëzoni një rrugëtim që ju ka ndihmuar të zbuloni potencialin tuaj dhe të ndërtoni themelet e së ardhmes suaj të ndritur”, tha Hajrizi.

Your browser does not support the video tag.

Ai theksoi se UBT International Smart Schools janë ndërtuar mbi vizionin e një arsimi modern që i përgjigjet kërkesave të shekullit XXI, duke kombinuar shkencën, teknologjinë, inovacionin, kreativitetin dhe përvojën praktike. Duke folur për arritjet e institucionit, Hajrizi vlerësoi si një sukses të veçantë akreditimin nga Cambridge International Education, i cili sipas tij konfirmon cilësinë e arsimit sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

“Ky akreditim konfirmon të gjitha nivelet e edukimit sipas standardeve më të mira botërore dhe e vendos UBT-në ndër institucionet arsimore më të avancuara, duke u mundësuar nxënësve tanë që, krahas maturës shtetërore të Kosovës, të kenë mundësi të përfitojnë edhe maturën britanike”, u shpreh ai.

Rektori nënvizoi gjithashtu se koncepti i Smart City dhe Smart School ka krijuar një ekosistem modern të dijes, i njohur tashmë në nivel ndërkombëtar si model i së ardhmes në arsim. “Shkolla Smart për Smart Generation ka krijuar një ekosistem modern të dijes, i cili sot njihet si një prej modeleve më të mira në botë, duke ndërthurur teknologjinë, inteligjencën artificiale, kërkimin shkencor dhe përgatitjen praktike të të rinjve”, deklaroi Hajrizi.

Ai shtoi se, pavarësisht se bëhet fjalë për një institucion relativisht të ri, rezultatet e arritura janë të dukshme. Sipas tij, UBT International Smart Schools ka shënuar suksese të rëndësishme edhe në projekte evropiane dhe ndërkombëtare, duke u vlerësuar në kuadër të Regional Challenge Fund si shkolla më e mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor sipas kritereve evropiane.

“Njëri prej projekteve tona më të suksesshme është Regional Challenge Fund, ku gjimnazi ynë është zgjedhur si më i miri në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky vlerësim dëshmon se po ndërtojmë një model arsimor që jo vetëm i përgjigjet standardeve evropiane, por edhe i tejkalon ato në shumë aspekte”, tha Hajrizi.

Zëvendës drejtoresha e UBT International Smart Schools, Shqipë Agushi, përgëzoi maturantët për përkushtimin dhe sukseset e tyre, duke vlerësuar punën e vazhdueshme të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve përgjatë gjithë procesit arsimor.

“Shkolla nuk ju ka dhënë vetëm dije. Këtu keni krijuar miqësi, keni mësuar të besoni në veten tuaj, të ngriheni pas vështirësive dhe të ecni përpara me guxim”, tha Agushi.

Ajo theksoi se çdo sukses i maturantëve është rezultat i punës së tyre të palodhshme, por edhe i mbështetjes së familjeve, profesorëve dhe të gjithë atyre që kanë besuar në potencialin e tyre.

“Mos harroni kurrë se e ardhmja ndërtohet me ëndrra, por realizohet me punë, përkushtim dhe integritet. Ecni përpara me besim, ruani vlerat njerëzore dhe mos kini frikë të synoni lart”, u shpreh Agushi.

Në kuadër të ceremonisë, maturantëve iu ndanë diplomat, certifikatat dhe mirënjohjet për suksesin dhe përkushtimin e treguar gjatë viteve të shkollimit në UBT International Smart Schools.

Ngjarja u përmbyll me hedhjen e kapelave në një atmosferë festive, mes emocioneve, urimeve dhe krenarisë për arritjet e gjeneratës 2026, e cila tashmë nis një kapitull të ri në rrugëtimin e saj akademik dhe profesional./Telegrafi/

You Might Also Like

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë
​Deputeti shqiptar në Mal të Zi: Mandiq po e parqet padrejtësisht një vendim institucional si “provokim të Kurtit”
Nesër dezinsektim ajror kundër mushkonjave në Shkup
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit, VIP-at dhe transportin ndërkombëtar
Dimitrievski: Deri të martën do të dihet gjithçka, shumë ide dhe opsione janë në tavolinë

You Might Also Like

Me sistemin “Qyteti i Sigurt”, numri i viktimave në trafik është ulur me 40 për qind
TOP Momenti

Me sistemin “Qyteti i Sigurt”, numri i viktimave në trafik është ulur me 40 për qind

June 27, 2026
Nënshkruhet marrëveshje për pika dhe kontrolle të përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë
TOP Momenti

Nënshkruhet marrëveshje për pika dhe kontrolle të përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

June 27, 2026
​Trajkoviq: Vuçiq i ka sjellë serbët e Kosovës në katastrofë
TOP Momenti

​Trajkoviq: Vuçiq i ka sjellë serbët e Kosovës në katastrofë

June 27, 2026
Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit – sa ulëse fituan partitë politike në Kuvend?
TOP Momenti

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit – sa ulëse fituan partitë politike në Kuvend?

June 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?