Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës, Burim Ramadani ka përkujtuar heroin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në vendin ku ai humbi jetën gjatë sulmit në Banjskë.
Ramadani ka bërë të ditur se sot është vendosur gurthemeli i obeliskut kushtuar Bunjakut, në vendin e ngjarjes, afër urës në Banjskë.
“Heroi Afrim Bunjaku do të kujtohet përjetësisht. Sot u vendos gurthemeli i Obeliskut për heroin në vendin e ngjarjes, afër urës në Banjskë. Kosova dhe populli ynë do ta kujtojë përjetësisht”, ka shkruar Ramadani në Facebook.
Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit. /Telegrafi/
