Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se protestat do të vazhdojnë në mbrojtje të UÇK-së dhe kundër vendimit të Hagës.
Në postimin e bërë në Facebook, Çitaku ka shpërndarë edhe paralajmërimin që qytetarët të mblidhen çdo natë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.
“Sot. Nesër. Çdo ditë. Pa u ndalë.Për Kosovën. Për lirinë. Për historinë tonë dhe për të ardhmen tonë. S’kemi me u ndalë. Deri në fund. Deri në liri.”/teve1.info/

