By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: MSH: Nuk ka pasur gabim mjekësor në trajtimin e lehonës nga Strumica
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
MSH: Nuk ka pasur gabim mjekësor në trajtimin e lehonës nga Strumica
TOP Momenti

MSH: Nuk ka pasur gabim mjekësor në trajtimin e lehonës nga Strumica

Momenti
Published: September 24, 2026

Komisioni për mbikëqyrjen e punës profesionale, i formuar nga Ministri i Shëndetësisë, e përfundoi mbikëqyrjen mbi trajtimin e lehonës nga Strumica dhe njëzëri konstatoi se gjendja e saj neurologjike nuk është pasojë e anestezisë spinale të aplikuar gjatë lindjes, e as e ndonjë gabimi mjekësor në cilindo nga institucionet shëndetësore ku ajo ishte trajtuar, thuhet në njoftimine Ministrisë së Shëndetësisë.

Komisioni u formua më 19 gusht 2026, me propozim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, me qëllim të vlerësimit të pavarur profesional të punës së punonjësve shëndetësorë në ISHP Spitali i Përgjithshëm Strumicë, ISHP Spitali Klinik Shtip dhe ISHP Klinika Universitare e Neurologjisë – Shkup. Në të morën pjesë pesë ekspertë nga specialitete të ndryshme, dy prej të cilëve nga jashtë vendit: dr. Igor Samarxhijski, gjinekolog-obstetër, ISHP Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës – Shkup (kryetar); dr. Goran Rondoviq, anesteziolog, shef i Klinikës së Anesteziologjisë në Akademinë Mjekësore Ushtarake – Beograd; dr. Dejan Georgiev, neurolog, përgjegjës i Repartit të Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare – Lubjanë; dr. Miçun Miçunoviq, neurokirurg, ISHP Spitali Special “Shën Erazmo” Ohër; dhe dr. Dejan Daskallov, radiolog, ISHP Instituti Universitar i Radiologjisë – Shkup.

Komisioni shqyrtoi të gjithë dokumentacionin mjekësor nga të tre institucionet, incizimet e rezonancës magnetike dhe sqarimet shtesë të kërkuara nga spitalet. Secili anëtar u deklarua veçmas për fushën e tij të ekspertizës, ndërsa përfundimet u miratuan me pëlqimin e të gjithë anëtarëve.

Sipas konstatimeve të Komisionit, kujdesi gjatë shtatzënisë, referimi në Spitalin Klinik të Shtipit, lindja me prerje cezariane, anestezia dhe ndjekja pas operacionit janë realizuar në përputhje me protokollet në fuqi dhe praktikën e mirë klinike.Anestezia spinale është aplikuar në pjesën lumbale (të poshtme) të shtyllës kurrizore, me bar dhe dozë standarde, ndërsa ndryshimi në palcën kurrizore është konstatuar dukshëm më lart, në pjesën torakale.Ecuria postoperative ka qenë e rregullt, pacientja është lëshuar nga spitali pa simptoma neurologjike, ndërsa ato janë shfaqur disa ditë më vonë.Sipas Komisionit, shkaku më i mundshëm është gjakderdhja spontane nga një malformacion i rrallë i enëve të gjakut në palcën kurrizore, i cili nuk mund të zbulohet me angiografi. Shkaku ende nuk është përcaktuar në mënyrë definitive”, thonë nga MSH.

Nga Ministria e Shëndetësisë shtojnë se Komisioni rekomandon që, kur gjendja e pacientes do ta lejojë, të përfundojë diagnostikimi për përcaktimin përfundimtar të shkakut, si dhe të vazhdojë rehabilitimi me ndjekje të rregullt neurologjike.

“Kur një nënë e re pas lindjes përballet me pasoja të tilla, kemi për detyrë që asaj, familjes së saj dhe opinionit publik t’u japim një përgjigje të qartë dhe profesionale. Prandaj formuam një komision me ekspertë nga vendi dhe nga jashtë. Përfundimi i tyre është unanim, nuk ka pasur gabim mjekësor. Kjo nuk e zvogëlon peshën e asaj nëpër të cilën po kalon ajo. Ministria do të vazhdojë t’i sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme në trajtimin dhe rehabilitimin e saj”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Nga MSH shtojnë se Raporti i është dorëzuar ministrit të Shëndetësisë, ndërsa për përfundimet e tij janë njoftuar pacientja dhe familja e saj, si dhe institucionet shëndetësore të përfshira. Për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale dhe shëndetësore të pacientes, raporti i plotë nuk publikohet./Telegrafi/

You Might Also Like

Të dielën mbahet marsh protestues në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e policit Afrim Bunjaku
Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
Sulmohet nga qentë endacak një e moshuar në Tetovë, përfundon në spital
Haxhiu nuk jep detaje për hapat pas vendimit të Kushtetueses: Për tema të tjera flasim nesër

LEXO GJITHASHTU

 Dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh, arrestohet një person në Gjakovë
 Dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh, arrestohet një person në Gjakovë
Lajme
Ramadani në vendin ku ra Afrim Bunjaku: Përgjegjësit dhe urdhërdhënësit e sulmit do të ballafaqohen me drejtësinë
Ramadani në vendin ku ra Afrim Bunjaku: Përgjegjësit dhe urdhërdhënësit e sulmit do të ballafaqohen me drejtësinë
Lajme
Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, shefi i EULEX-it: Përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë
Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, shefi i EULEX-it: Përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë
Lajme
PDK mbështet protestat e OVL UÇK-së, platformave qytetare dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë e diasporë
PDK mbështet protestat e OVL UÇK-së, platformave qytetare dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë e diasporë
Lajme
Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
Lajme

You Might Also Like

PDK: Sakrifica e Afrim Bunjakut mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun
TOP Momenti

PDK: Sakrifica e Afrim Bunjakut mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun

September 24, 2026
SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës
TOP Momenti

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës

September 24, 2026
Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit
TOP Momenti

Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit

September 24, 2026
Vendoset gurthemeli i obeliskut për heroin Afrim Bunjaku në Banjskë
TOP Momenti

Vendoset gurthemeli i obeliskut për heroin Afrim Bunjaku në Banjskë

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?