By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ushtarët s’u paguan për kujdestari
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ushtarët s’u paguan për kujdestari
TOP Momenti

Ushtarët s’u paguan për kujdestari

Momenti
Published: June 22, 2026

Përveç orarit te rregullt, mbajtën edhe kujdestari.

Por për kujdestarinë që ia bënë sigurisë së shtetit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk u paguan.

Kësisoj dolën të dhënat e raportit vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Your browser does not support the video tag.

Në këtë raport, thuhet që Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar nga Ministria e Financave që të ndahen mjete shtesë, mirëpo kërkesa nuk është aprovuar.

“Ministria, për punën e kujdestarive ka paguar pjesëtaret e FSK-së, vetëm per muajin janar 2025. Po ashtu, kompensimi me dite pushimi, gjate vitit është bere për aq sa zhvillimi i aktiviteteve operative té FSK-së të mos ndikohet/pengohet. Ministria kishte bere kërkese ne vazhdimësi ne Ministrinë eFinancave, Punës dhe Transfereve për ndarje té buxhetit shtese për përmbushjen e obligimeve, por kjo kërkese nuk kishte gjetur mbështetje”, thuhet në raportin e auditimit.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, vlera e borxhit për vitin 2025, që FSK ka ndaj ushtarëve të saj për kujdestarit e papaguara kap shifrën e mbi 2 milionë e 69 euro.

E për këto raste, Ministria e Mbrojtje rrezikohet që të ballafaqohet me padi gjyqësore.

“Ministria dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nuk i kanë ndërmarrë veprimet për te i adresuar gjetjet nga raporti i ZKA-se, çka rezulton që pjesëtaret e FSK-se po dëmtohen në page përkatësisht ne te ardhurat e tyre, njëkohësisht demi i madh i bëhet edhe buxhetit sepse pjesëtarët e FSK-se edhe në këtë rast sikurseedhe në diferencën në pagë, e sikurse edhe në çështjet e meditjeve janë te detyruar që te drejtohen organeve gjyqësore për të kërkuar te drejtat e tyre dhe për rrjedhoje krijohen kosto e shpenzime te reja të cilat janë barre e buxhetit te institucionit”, shprehet avokati Adrian Bajraktari.

Kurse sipas ekspertit të sigurisë, Valdet Hoxha, mos pagesa e kujdestarisë dëmton edhe imazhin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ka një mos planifikim të duhur sa i përket resursëve njërzore në këtë ministri, pastaj ul kridibilitetin e kësaj organizate kruciale për rëndësin e sigurisë dhe në tërësi për vendin. Natyrshëm, i qet një hije të keqe jo vetëm organizatës por edhe krijojn një përceptim të qytetarët të familjet e atyre punonjësve që nuk paguhen për ndërrimet, për kujdestarit e tyre dhe kështu mund të lëkundet imazhi i Ministrisë së Mbrojtjes”, shprehet Hoxha.

Në raport mes tjerash njëashtu thuhet se në vitin 2024 ministria kishte filluar plotësim ndryshimin e rregullores Nr.10/2019 për orarin e punës në FSK, ku pritej të adresohen çështjet specifike të FSK-së në lidhje me orarin e punës mirëpo as në këtë vit nuk është përmbyllur procesi i miratimit të rregullores.

Nga Ministria e Mbrojtjes, përmes një komunikate për media kanë theksuar se rekomandimet e ZKA-së do të trajtohen me prioritet dhe do të ndërmerren veprime konkrete për zbatimin e tyre.

source

You Might Also Like

Ministria ndryshoi çmimet, “Dukagjini” do t’ua kthejë diferencën prindërve që blenë tekstet më shtrenjtë
E sulmoi fizikisht dhe ia përplasi kokën disa herë në tokë – Prokuroria jep detaje të vrasjes në Prizren, i dyshuari tentoi t’i fshijë gjurmët e ngjarjes
Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it vizitë në Mitrovicë: Përgjegjësia e misionit mbetet e njëjtë
ASHMAA reagon ndaj AMM-së dhe RTM-së: Nëse kanë prova për veprime të paligjshme programore, le t’i paraqesin tek institucionet kompetente
Aksident i rëndë mes tre veturash në Kijevë të Malishevës – lëndohen shtatë persona

LEXO GJITHASHTU

Sulm kibernetik ndaj tre aeroporteve në Britani, hakerët vjedhin të dhënat e 8.7 milionë klientëve
Sulm kibernetik ndaj tre aeroporteve në Britani, hakerët vjedhin të dhënat e 8.7 milionë klientëve
Lajme
Komandanti i MSU’së së KFOR’it  viziton personelin që operon në Mitrovicë, përfshirë pjesëtarët e pozicionuar në Urën e Ibrit
Komandanti i MSU’së së KFOR’it  viziton personelin që operon në Mitrovicë, përfshirë pjesëtarët e pozicionuar në Urën e Ibrit
Lajme
Gashi: Nasimi ka nevojë me u qetësu pak, mllefi i tij është se i ka humbë zgjedhjet nga Gucati
Gashi: Nasimi ka nevojë me u qetësu pak, mllefi i tij është se i ka humbë zgjedhjet nga Gucati
Lajme
“Nëse ka argumente, t’i dërgojë në organe të drejtësisë”, ish-sekretari i veteranëve i përgjigjet akuzave të Nasim Haradinajt
“Nëse ka argumente, t’i dërgojë në organe të drejtësisë”, ish-sekretari i veteranëve i përgjigjet akuzave të Nasim Haradinajt
Lajme
Daut Haradinaj: Duhet reagim urgjent në sektorin e qumështit, një shtet serioz i ndihmon fermerët e përpunuesit
Daut Haradinaj: Duhet reagim urgjent në sektorin e qumështit, një shtet serioz i ndihmon fermerët e përpunuesit
Lajme

You Might Also Like

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës kritikon Kurtin dhe Abdixhikun: Nga “kështjella” e Rugovës, Presidencën e kthyen në zyrë ofiqarie
TOP Momenti

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës kritikon Kurtin dhe Abdixhikun: Nga “kështjella” e Rugovës, Presidencën e kthyen në zyrë ofiqarie

August 27, 2026
Syla: Deklaratat e Kurtit për UÇK-në janë të çuditshme dhe të vona
TOP Momenti

Syla: Deklaratat e Kurtit për UÇK-në janë të çuditshme dhe të vona

August 27, 2026
LSM kërkon pagë minimale 600 euro, Durmishi: Ta diskutojmë në Këshillin Ekonomik-Social
TOP Momenti

LSM kërkon pagë minimale 600 euro, Durmishi: Ta diskutojmë në Këshillin Ekonomik-Social

August 27, 2026
Avokatja sqaron ankesën e Murselit: Ka shkelje procedurale
TOP Momenti

Avokatja sqaron ankesën e Murselit: Ka shkelje procedurale

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?