Ramadan Gashi, ish-sekretar i OVL UÇK’së, i ftuar në Frontal në T7, ka folur për akuzat që Nasim Haradinaj i ka bërë ndaj kësaj organizate dhe kryetarit të saj, Hysni Gucati për keqpërdorime.
Gashi ka thënë se sipas tij, ‘’mllefi’’ i Haradinajt është sepse i ka humbur zgjedhjet për të parin e OVL’së.
‘’Haradinaj e ka respektin e luftës, por mu po ma merr menja që është shpenzu shumë dhe ka nevojë të pushojë të qetësohet se është shumë agresiv duke u sjellur nëpër studiot televizive. Mllefin që është duke e shpreh unë mendoj se nuk ka mund të jetë në karrigen ku është zoti Gucati, për ata edhe është i pa kënaqur dhe po sulmon nonstop OVL e UÇK’së’’, ka thënë ai, përcjell Gazeta Express.
The post Gashi: Nasimi ka nevojë me u qetësu pak, mllefi i tij është se i ka humbë zgjedhjet nga Gucati appeared first on Gazeta Express.

