By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: LSM kërkon pagë minimale 600 euro, Durmishi: Ta diskutojmë në Këshillin Ekonomik-Social
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
LSM kërkon pagë minimale 600 euro, Durmishi: Ta diskutojmë në Këshillin Ekonomik-Social
TOP Momenti

LSM kërkon pagë minimale 600 euro, Durmishi: Ta diskutojmë në Këshillin Ekonomik-Social

Momenti
Published: August 27, 2026

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi i është përgjigjur sot paralajmërimeve për presione sindikale sa i përket pagës minimale para harmonizimit të rregullt ligjor në mars të vitit të ardhshëm.

Ai tha se, Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës janë të hapura për dialog me partnerët socialë për ndryshimin e formulës së harmonizimit të pagës minimale, përllogaritjen e saj sipas pagës mesatre, si dhe për marrëveshje të reja kolektive, por të gjitha zgjidhjet duhet të miratohen mbi bazën e parametrave realë ekonomikë.

Your browser does not support the video tag.

Ai njoftoi se çështja e lartësisë dhe mënyrës së përllogaritjes së pagës minimale së shpejti do të hapet për diskutim me partnerët socialë në kuadër të Këshillit Ekonomik-Social.

“Në njërin prej Këshillave Ekonomikë-Socialë këtë vit, me siguri do të vendoset edhe kjo çështje në tryezë për t’u diskutuar. Le të biem dakord për marrëveshjen kolektive. Sepse ka institucione të caktuara ku një drejtues sektori merr pagë më të lartë se ministri ose më të lartë se dikush tjetër që punon shumë më tepër. Kur i shqyrtojmë këto kërkesa, ato përplasen me njëra-tjetrën. Le të ulemi dhe ta ndryshojmë formulën për përllogaritjen e pagës minimale”, tha Durmishi.

Durmishi informoi gjithashtu për dinamikën e zbatimit të masave nga agjenda e reformave, duke theksuar se Ministria e Ekonomisë dhe Punës deri tani ka përmbushur pesë hapa kyç, nga të cilët shteti pret të përfitojë rreth 20 milionë euro nga Bashkimi Evropian, pas marrjes së konfirmimit zyrtar.

Kujtojmë se, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që paga minimale të rritet në 600 euro. Një kërkesa të ngjashme ka edhe partia opozitare LSDM, e cila ka paralajmëruar një propozim ligj të ri për pagën minimale.

Sipas formulës aktuale, përllogaritja e pagës minimale parashikon 50 për qind të shpenzimeve të jetesës dhe 50 për qind të rritjes së pagës mesatare, ndërkaq nga gjithsej 750 mijë të punësuar në vend, pagë minimale marrin rreth 30 mijë persona.

You Might Also Like

Ministria ndryshoi çmimet, “Dukagjini” do t’ua kthejë diferencën prindërve që blenë tekstet më shtrenjtë
E sulmoi fizikisht dhe ia përplasi kokën disa herë në tokë – Prokuroria jep detaje të vrasjes në Prizren, i dyshuari tentoi t’i fshijë gjurmët e ngjarjes
Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it vizitë në Mitrovicë: Përgjegjësia e misionit mbetet e njëjtë
ASHMAA reagon ndaj AMM-së dhe RTM-së: Nëse kanë prova për veprime të paligjshme programore, le t’i paraqesin tek institucionet kompetente
Aksident i rëndë mes tre veturash në Kijevë të Malishevës – lëndohen shtatë persona

LEXO GJITHASHTU

Sulm kibernetik ndaj tre aeroporteve në Britani, hakerët vjedhin të dhënat e 8.7 milionë klientëve
Sulm kibernetik ndaj tre aeroporteve në Britani, hakerët vjedhin të dhënat e 8.7 milionë klientëve
Lajme
Komandanti i MSU’së së KFOR’it  viziton personelin që operon në Mitrovicë, përfshirë pjesëtarët e pozicionuar në Urën e Ibrit
Komandanti i MSU’së së KFOR’it  viziton personelin që operon në Mitrovicë, përfshirë pjesëtarët e pozicionuar në Urën e Ibrit
Lajme
Gashi: Nasimi ka nevojë me u qetësu pak, mllefi i tij është se i ka humbë zgjedhjet nga Gucati
Gashi: Nasimi ka nevojë me u qetësu pak, mllefi i tij është se i ka humbë zgjedhjet nga Gucati
Lajme
“Nëse ka argumente, t’i dërgojë në organe të drejtësisë”, ish-sekretari i veteranëve i përgjigjet akuzave të Nasim Haradinajt
“Nëse ka argumente, t’i dërgojë në organe të drejtësisë”, ish-sekretari i veteranëve i përgjigjet akuzave të Nasim Haradinajt
Lajme
Daut Haradinaj: Duhet reagim urgjent në sektorin e qumështit, një shtet serioz i ndihmon fermerët e përpunuesit
Daut Haradinaj: Duhet reagim urgjent në sektorin e qumështit, një shtet serioz i ndihmon fermerët e përpunuesit
Lajme

You Might Also Like

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës kritikon Kurtin dhe Abdixhikun: Nga “kështjella” e Rugovës, Presidencën e kthyen në zyrë ofiqarie
TOP Momenti

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës kritikon Kurtin dhe Abdixhikun: Nga “kështjella” e Rugovës, Presidencën e kthyen në zyrë ofiqarie

August 27, 2026
Syla: Deklaratat e Kurtit për UÇK-në janë të çuditshme dhe të vona
TOP Momenti

Syla: Deklaratat e Kurtit për UÇK-në janë të çuditshme dhe të vona

August 27, 2026
Avokatja sqaron ankesën e Murselit: Ka shkelje procedurale
TOP Momenti

Avokatja sqaron ankesën e Murselit: Ka shkelje procedurale

August 27, 2026
Miratohet nga MASH katalogu i teksteve shkollore, ekzekutohen mjetet financiare te prindërit
TOP Momenti

Miratohet nga MASH katalogu i teksteve shkollore, ekzekutohen mjetet financiare te prindërit

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?