Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shpallur një luftë ekonomike kundër Iranit, duke paralajmëruar se do të jetë operacioni më shkatërrues i ndërmarrë ndonjëherë kundër një vendi.
Në një reagim në Truth Social, Trump theksoi se Irani nuk arriti një marrëveshje me SHBA dhe për pasojë, tani do të përballet me një “luftë ekonomike dhe Izolim në një shkallë të paprecedentë”.
“Kjo do të jetë luftë ekonomike dhe izolim në një shkallë të paprecedentë. Marina e tyre është zhdukur, forcat ajrore janë shkatërruar, fabrikat e tyre ushtarake tashmë janë kthyer në rrënoja, monedha e tyre është pa vlerë dhe vendi i tyre po qëndron në fije të perit.”, shkruan Trump.
Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo vend që i ofron Iranit mbështetje përmes institucioneve financiare, bizneseve, aeroporteve apo entiteteve qeveritare do të përballet me “pasoja të jashtëzakonshme ekonomike”.
“Çdo shtet që lejon institucionet e tij financiare, bizneset, aeroportet ose entitetet qeveritare të ofrojnë çfarëdo lloj mbështetjeje apo shpëtimi për Iranin, do të përballet vetë me pasoja të tmerrshme ekonomike”, shton ai.
Presidenti amerikan u bëri thirrje aleatëve që të bashkohen me Uashingtonin për të izoluar dhe poshtuar kërcënimin që vjen nga Teherani.
REAGIMI I PLOTË:
Askush nuk i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit një mundësi më të madhe për të arritur një Marrëveshje sesa unë. TRAGJIKISHT, për ta, ata nuk arritën ta shfrytëzojnë atë. Prandaj, sot, po njoftoj OPERACIONIN EKONOMIK MË SHKATËRRUES që është ndërmarrë ndonjëherë kundër cilitdo vend!
Kjo do të jetë Luftë Ekonomike dhe Izolim në një shkallë të paprecedentë. Marina e tyre është zhdukur, forcat e tyre ajrore janë shkatërruar, fabrikat e tyre ushtarake tashmë janë kthyer në rrënoja, monedha e tyre është pa vlerë dhe vendi i tyre po qëndron në fije të perit.
Sot, po njoftoj gjithashtu se ÇDO vend që lejon institucionet e tij financiare, bizneset, aeroportet ose entitetet qeveritare të ofrojnë çfarëdo lloj mbështetjeje për Iranin, do të përballet vetë me pasoja ekonomike të jashtëzakonshme.
Kontrabanda e naftës, linjat e shkëmbimit, transfertat e parave cash, zyrat e këmbimit valutor, regjistrat e anijeve, kompanitë fasadë – të gjitha duhet të ndalet TANI.
Ju e dini se kush jeni. Kjo do të jetë një D-DAY EKONOMIKE, dhe ne kemi nevojë që të gjithë Aleatët tanë të qëndrojnë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të izoluar dhe mposhtur kërcënimin iranian.
Këta maniakë janë në prag të kolapsit dhe këto MASA HISTORIKE do t’i gjymtojnë ata dhe aftësinë e tyre për të përhapur terror në mbarë botën.
IRANI NUK DO TË KETË KURRË NJË ARMË BËRTHAMORE.
The post Trump shpall “luftë ekonomike” kundër Iranit: Do të jetë operacioni më shkatërrues i marrë ndonjëherë kundër një vendi appeared first on Gazeta Express.

