By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Thuaji shefit tënd, mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përplaset me homologun rus në OKB
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Thuaji shefit tënd, mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përplaset me homologun rus në OKB
Lajme

“Thuaji shefit tënd, mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përplaset me homologun rus në OKB

Momenti
Published: September 24, 2026

Një përplasje e drejtpërdrejtë mes Polonisë dhe Rusisë u zhvillua në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski, iu kundërpërgjigj ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke hedhur poshtë njëra pas tjetrës pretendimet e Moskës për Ukrainën.

Sikorski kërkoi fjalën pasi Lavrov e kishte përmendur me emër dhe kishte përshkruar ngjarjet e vitit 2014 në Ukrainë si një “grusht shteti të përgjakshëm”.

“Zoti president, ju lutem më lejoni edhe disa fjali, sepse ministri i Jashtëm i Federatës Ruse më përmendi me emër dhe mendoj se duhet të përgjigjem”, tha Sikorski.

Ai kundërshtoi versionin rus për rrëzimin e presidentit të atëhershëm ukrainas, Viktor Yanukovych, duke thënë se në vitin 2014 kishte qenë në Kiev bashkë me ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës.

“Nuk pati asnjë grusht shteti. Presidenti Yanukovych u shkarkua nga parlamenti i zgjedhur në mënyrë demokratike i Ukrainës, përfshirë edhe deputetë të vetë Partisë së Rajoneve”, deklaroi ai.

Polish Foreign Minister Radosław Sikorski at the UN Security Council:

🗣 “To the representatives of the Russian Federation, I have this to say: You have been trying to conquer Donbas for over twelve years and Kyiv for over four. You have been stopped by heroic Ukraine, a country… pic.twitter.com/Lx8hU1utPx

— Status-6 (War & Military News) (@Archer83Able) September 23, 2026

Sikorski kundërshtoi gjithashtu pretendimin e Lavrovit se gjuha ruse është e ndaluar në Ukrainë.

“Kam qenë në Kiev vetëm 10 ditë më parë, nën bombardimet ruse, dhe mund t’ju siguroj se gjuha ruse flitet gjerësisht atje”, tha ministri polak.

Sikorski tha se përshkallëzimi rus nuk është shenjë fuqie, por sipas tij lidhet me presionin në rritje ndaj Kremlinit pas më shumë se katër vitesh luftë.

“Rusia po përshkallëzon sepse udhëheqja e saj po panikoset”, deklaroi ai.

Sipas Sikorskit, Vladimir Putin nuk ka arritur objektivat e tij në Ukrainë, ndërsa lufta ka shkaktuar humbje të mëdha njerëzore dhe materiale.

Ai pretendoi se rreth 1.5 milionë rusë janë vrarë ose plagosur, duke shtuar se Moska po përballet me mungesë trupash dhe burimesh.

Ministri polak paralajmëroi gjithashtu se kërcënimi nuk kufizohet vetëm te territori ukrainas.

Ai përmendi incidente me dronë pranë kufijve të NATO-s, shkelje të hapësirës ajrore dhe raste të dyshuara sabotimi apo operacionesh të fshehta ruse në Evropë.

Sipas tij, dronë dhe raketa kanë goditur ose janë afruar pranë pikave kufitare me Poloninë, Moldavinë dhe Rumaninë, ndërsa dronë dhe avionë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të disa vendeve evropiane, përfshirë Lituaninë, Estoninë, Norvegjinë dhe Finlandën.

Sikorski përmendi gjithashtu raste të dyshuara të operacioneve ruse në Gjermani, Spanjë, Britani dhe Poloni.

Ai iu referua edhe një çështjeje penale në SHBA, ku autoritetet amerikane kanë akuzuar anëtarë të një rrjeti të dyshuar të inteligjencës ruse për komplot për financim terrorizmi dhe vrasje me pagesë.

“Sulmet kibernetike, sabotazhi, operacionet e fshehta dhe presioni ushtarak nuk janë incidente të izoluara. Është një model”, tha Sikorski.

Në pjesën më të ashpër të fjalimit, Sikorski iu drejtua drejtpërdrejt përfaqësuesve rusë.

“Ju keni tentuar të pushtoni Donbasin për më shumë se 12 vjet dhe Kievin për më shumë se katër”, tha ai.

Sipas tij, Ukraina, pavarësisht se ka një ekonomi shumë më të vogël se Rusia, ka arritur ta ndalë ofensivën ruse.

“Polonia ka pothuajse gjysmën e PBB-së suaj. Evropa ka dhjetë herë PBB-në tuaj. NATO ka 25 herë PBB-në tuaj. Mund të vrisni ende shumë njerëz, por nuk mund të fitoni”, deklaroi ai.

Sikorski e përmbylli fjalimin me një mesazh të drejtpërdrejtë për Lavrovin dhe presidentin rus Vladimir Putin.

“Ju mund ta ndaloni këtë luftë imperialiste të zgjedhur në çdo moment. Mos e rrezikoni më tej Evropën dhe botën. Ndaloni së shkatërruari të ardhmen e Rusisë”, tha ai.

Dhe më pas, duke iu drejtuar Lavrovit, shtoi: “Sergei, e di që po dëgjon. Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft!” /Telegrafi

The post “Thuaji shefit tënd, mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përplaset me homologun rus në OKB appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Deklarata e Vlora Hysenit për takim me agjentë serbë drejtuar gazetares, reagon AGSH: Shantazh, SPAK ta shikojë me seriozitet
Helez shkarkon dy pjesëtarë të ushtrisë së Bosnjës, lavdëruan Mlladiqin
Kaos në Kuvendin e Malit të Zi, dështon seanca për shkarkimin e Mandiqit
Gjithçka gati për Kosovë–Irlandë, “Dardanët” zbresin sonte në fushë
Gazetarja me të cilën u mor ish-shefja e SHISH-it: Vlora Hyseni duhet ta sqarojë kur të dalë se cilave takime iu referohet

LEXO GJITHASHTU

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës
SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës
TOP Momenti
MSH: Nuk ka pasur gabim mjekësor në trajtimin e lehonës nga Strumica
MSH: Nuk ka pasur gabim mjekësor në trajtimin e lehonës nga Strumica
TOP Momenti
Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit
Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit
TOP Momenti
Vendoset gurthemeli i obeliskut për heroin Afrim Bunjaku në Banjskë
Vendoset gurthemeli i obeliskut për heroin Afrim Bunjaku në Banjskë
TOP Momenti
Vizitat në paraburgim tek Hashim Thaçi, Haga merr një vendim
Vizitat në paraburgim tek Hashim Thaçi, Haga merr një vendim
TOP Momenti

You Might Also Like

Raporti i inteligjencës daneze paralajmëron ashpër për kërcënimin “në përshkallëzim” nga Rusia
Lajme

Raporti i inteligjencës daneze paralajmëron ashpër për kërcënimin “në përshkallëzim” nga Rusia

September 24, 2026
Gërvalla thyen heshtjen me një status për Afrim Bunjakun në përvjetorin e Banjskës, kufizon komentet
Lajme

Gërvalla thyen heshtjen me një status për Afrim Bunjakun në përvjetorin e Banjskës, kufizon komentet

September 24, 2026
Ushtrim simulues për evakuim dhe reagim në rast zjarri në një shkollë në Ferizaj
Lajme

Ushtrim simulues për evakuim dhe reagim në rast zjarri në një shkollë në Ferizaj

September 24, 2026
Kryesia e Kuvendit mblidhet të premten
Lajme

Kryesia e Kuvendit mblidhet të premten

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?