Kryesia e Kuvendit të Kosovës është thirrur për të premten.
Ftesa, deputetëve u ka shkuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Mbledhja është thirrur për në orën 11:00.
Në rend dite do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë.
Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së legjislaturës së 11-të.
Gjykata Kushtetuese, të mërkurën doli me një vendim pas kërkesës së PDK-së, se Kuvendi është konstituuar pas afatit.

