By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Të shpallur në kërkim për trafik droge e kanosje, ekstradohen nga Italia, Zvicra e Spanja 4 shtetas
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Të shpallur në kërkim për trafik droge e kanosje, ekstradohen nga Italia, Zvicra e Spanja 4 shtetas
TOP Momenti

Të shpallur në kërkim për trafik droge e kanosje, ekstradohen nga Italia, Zvicra e Spanja 4 shtetas

Momenti
Published: September 24, 2026

Interpol Tiran finalizoi 4 faza të tjera të operacionit të koduar “The Wanted” në kuadër të të cilit u ekstraduan 4 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Në njoftim thuhet se u ekstradua nga Italia, shtetasi Hasan Nderjaku, 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet dyshohet se shtetasi H. N. ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës, si dhe ka investuar në aktivitete të ndryshme, para të përfituara nga kjo veprimtari kriminale;

Po ashtu siç thuhet në njoftim nga Zvicra u ekstradua shtetasi Melsjon Kolaj (Murati), 28 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 17.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim. 28-vjeçari akuzohet se në vitin 2024, në Berat, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka dhunuar dhe kanosur disa herë shtetasin P. Z., për dhënien e një shume parash.

Ndërsa nga Spanja u ekstradua shtetasi Alvaro Bishaj i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, më datë 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas akuzohet se ka qenë pjesëtar i një organizate kriminale që ka kultivuar dhe trafikuar lëndë narkotike Cannabis Sativa, në Spanjë, gjatë viteve 2019-2020.

Gjithashtu, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Erjon Zanaj, 40 vjeç, lindur në Vlorë, pasi në vitin 2018 është dënuar me 3 vjet burgim, nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2015, në banesën e këtij shtetasi u gjetën të kultivuara bimë narkotike. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 2 vjet burgim. /Euronews.al/

You Might Also Like

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës
MSH: Nuk ka pasur gabim mjekësor në trajtimin e lehonës nga Strumica
Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit
Vendoset gurthemeli i obeliskut për heroin Afrim Bunjaku në Banjskë
Vizitat në paraburgim tek Hashim Thaçi, Haga merr një vendim

LEXO GJITHASHTU

Deklarata e Vlora Hysenit për takim me agjentë serbë drejtuar gazetares, reagon AGSH: Shantazh, SPAK ta shikojë me seriozitet
Deklarata e Vlora Hysenit për takim me agjentë serbë drejtuar gazetares, reagon AGSH: Shantazh, SPAK ta shikojë me seriozitet
Lajme
Helez shkarkon dy pjesëtarë të ushtrisë së Bosnjës, lavdëruan Mlladiqin
Helez shkarkon dy pjesëtarë të ushtrisë së Bosnjës, lavdëruan Mlladiqin
Lajme
Kaos në Kuvendin e Malit të Zi, dështon seanca për shkarkimin e Mandiqit
Kaos në Kuvendin e Malit të Zi, dështon seanca për shkarkimin e Mandiqit
Lajme
Gjithçka gati për Kosovë–Irlandë, “Dardanët” zbresin sonte në fushë
Gjithçka gati për Kosovë–Irlandë, “Dardanët” zbresin sonte në fushë
Lajme
Gazetarja me të cilën u mor ish-shefja e SHISH-it: Vlora Hyseni duhet ta sqarojë kur të dalë se cilave takime iu referohet
Gazetarja me të cilën u mor ish-shefja e SHISH-it: Vlora Hyseni duhet ta sqarojë kur të dalë se cilave takime iu referohet
Lajme

You Might Also Like

Çitaku: Protestat në mbrojtje të UÇK-së do të vazhdojnë çdo ditë deri në liri
TOP Momenti

Çitaku: Protestat në mbrojtje të UÇK-së do të vazhdojnë çdo ditë deri në liri

September 24, 2026
LSDM: Rezultatet ekonomike të Mickoskit janë katastrofale
TOP Momenti

LSDM: Rezultatet ekonomike të Mickoskit janë katastrofale

September 24, 2026
Plagoset një person në Lezhë, transportohet drejt Traumës në Tiranë
TOP Momenti

Plagoset një person në Lezhë, transportohet drejt Traumës në Tiranë

September 24, 2026
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
TOP Momenti

Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?