By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Stuhi të fuqishme godasin Zvicrën, disa rajone në alarm të kuq
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Stuhi të fuqishme godasin Zvicrën, disa rajone në alarm të kuq
Lajme

Stuhi të fuqishme godasin Zvicrën, disa rajone në alarm të kuq

Momenti
Published: August 3, 2026

Një valë stuhish të fuqishme ka përfshirë pjesë të Zvicrës, ndërsa autoritetet meteorologjike kanë lëshuar paralajmërime të nivelit 4 nga 5 për disa rajone të vendit.

Rajonet e Gjenevës, Langenthalit (BE), Solothurn-Rothristit dhe Laufentalit ndodhen aktualisht nën alarm të kuq për shkak të motit të rënduar, i cili shoqërohet me reshje intensive shiu, erëra të forta, vetëtima dhe bubullima.

Your browser does not support the video tag.

Pamjet e publikuara nga banorët tregojnë intensitetin e stuhisë. Në Thörigen, në kantonin e Bernës, rreth orës 20:00, një stuhi e fuqishme përfshiu zonën, ndërsa reshjet e dendura të shiut vështirësuan ndjeshëm qarkullimin.

Ndërkohë, në Bützberg (BE), një pemë u rrëzua mbi trotuar dhe rrugë si pasojë e erërave të forta, duke dëshmuar forcën e motit ekstrem.

Meteorologët bëjnë të ditur se gjatë ditës mbi zonat malore janë formuar re kumulonimbus, të cilat më pas janë zhvilluar në stuhi të fuqishme mbi rajonet e prekura. Reshje shiu, vetëtima dhe bubullima priten edhe përgjatë disa pjesëve të Liqenit të Cyrihut.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin masa paraprake, të sigurojnë mobiliet e kopshteve dhe ballkoneve, si dhe të fusin në ambiente të mbyllura çdo send që mund të dëmtohet nga shiu ose të merret nga era.

Stuhitë pritet të sjellin edhe një ulje të temperaturave, duke i dhënë fund valës së nxehtësisë që ka përfshirë Zvicrën ditët e fundit./Albinfo.ch

The post Stuhi të fuqishme godasin Zvicrën, disa rajone në alarm të kuq appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur: Në Jabukë të Vogël janë gjetur mbetjet mortore të 4 personave – viktima të zhdukjes me forcë gjatë luftës
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësorin
Zelensky shkarkon ambasadoren e Ukrainës në SHBA, Olga Stefanishina: Dhashë dorëheqjen për arsye personale
Përplasje e ashpër mes Blerim Latifit dhe Albatros Rexhajt: Budallaku është në dy forma
Në Zvicër jetojnë mbi 7,600 tatimpagues me të ardhura mbi një milion franga në vit

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Mes debateve në Senat, Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së
Lajme

Mes debateve në Senat, Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së

August 3, 2026
“Përkushtimin ndaj mbrojtjes e kemi me t’mirë se Gjermania- sharlatan, sa helikoptera e drona i ka Kosova?”, Përplasje e ashpër mes Rexhajt e Mirenes
Lajme

“Përkushtimin ndaj mbrojtjes e kemi me t’mirë se Gjermania- sharlatan, sa helikoptera e drona i ka Kosova?”, Përplasje e ashpër mes Rexhajt e Mirenes

August 3, 2026
Blerim Latifi: Kurti nuk ka nevojë për votat e LDK-së për Qeverinë, me gjasë e formon të enjten
Lajme

Blerim Latifi: Kurti nuk ka nevojë për votat e LDK-së për Qeverinë, me gjasë e formon të enjten

August 3, 2026
Dhjetë të lënduar, 2 vetura bëhen llom, dalin pamjet e aksidentit në rrugën Gjakovë -Klinë
Lajme

Dhjetë të lënduar, 2 vetura bëhen llom, dalin pamjet e aksidentit në rrugën Gjakovë -Klinë

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?