Aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, në orët e vona të kësaj të hëne.
Një automjet dyshohet se ka përplasur për vdekje një këmbësor rreth moshës 50-vjeçare, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.
Makina ka përfunduar në anë të superstradës, duke u përplasur më pas me një market.
Policia dhe grupi hetimor janë nisur për në vendngjarje, për të zbardhur të plota shkaqet e këtij aksidenti të rëndë./Top Channel
The post Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësorin appeared first on Gazeta Express.

